Banori i edicionit të 4-të të Big Brother VIP Kosova, këngëtari Xuxi, ka folur për rëndësinë e fesë dhe praktikimin e namazit gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në vend.
Në emisionin dhe podcastin “BIG CAST” në Klan Kosova, gazetarja Blinera Vitija e pyeti nëse banorët mund ta fitojnë Big Brother-in apo të arrijnë deri në finale pa u mbështetur te Zoti dhe pa u lutur.
Xuxi, i cili gjatë edicionit të kaluar ishte ndër banorët që praktikonte namazin brenda shtëpisë së BBVK-së, theksoi se besimi dhe falja janë pjesë e përditshmërisë së tij.
