Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Bora dhe Donaldi drejt altarit?

GD
Gazeta Demos3 maj 2026 në 11:02
Bora dhe Donaldi drejt altarit?

Bora Zemani dhe Donald Veshaj, një nga çiftet më të komentuar të showbiz-it shqiptar, kanë folur për herë të fundit për marrëdhënien e tyre dhe planet për të ardhmen.

Në emisionin “Late Night Show”, Donald Veshaj tregoi se çifti po mendon të kurorëzojë dashurinë me martesë këtë verë.

Ai tha se janë ende në fazë planifikimi dhe po diskutojnë detajet e ceremonisë, duke përfshirë edhe numrin e të ftuarve, pasi njëri preferon një dasmë më të madhe, ndërsa tjetri një ceremoni më intime.

Aktori u shpreh gjithashtu se çifti dëshiron të bëhet prind, por sipas tij kjo do të vijë pas martesës, duke e parë si hap të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre.

Sipas raportimeve, dasma pritet të mbahet në jug të Shqipërisë, pranë detit, por ende nuk ka detaje të konfirmuara zyrtarisht.

Nga ana tjetër, Bora Zemani është treguar më e rezervuar për këto lajme, duke thënë se martesa dhe shtatzënia e saj janë përfolur shpesh në publik. Ajo ka shtuar se, pavarësisht planeve, Donald Veshaj mbetet një nga personat më të rëndësishëm në jetën e saj.

Më shumë nga Magazine

  • 20:46Pas muajsh heshtje, Sarah Berisha tregon çfarë ka ndodhur me PM
  • 20:46Pas muajsh heshtje, Sarah Berisha tregon çfarë ka ndodhur me PM
  • 14:25Melinda feston njëvjetorin e fejesës, publikon momente romantike me partnerin
  • 20:13Gjesti në lidhje dashurie me modelen e njohur? Veprimi i tij nxit dyshimet te fansat
  • 17:00“M’u bllokua fryma”, Gold AG i përlotur flet për momentin kur u dënua katërshja e UÇK-së