Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka rikthyer sërish vëmendjen e publikut, këtë herë për një dalje të papritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vite pasi u largua nga Shqipëria, pas bujës së madhe që krijoi lidhja e saj e shumëkomentuar brenda formatit “Big Brother VIP Albania”, Beatrix është shfaqur sërish në qendër të thashethemeve.
Në disa pamje të publikuara së fundmi në rrjetet sociale, artistja shihet në një stadium në Louisiana, duke ndjekur me qetësi një ndeshje basketbolli mes skuadrave New Orleans Pelicans dhe Portland Trail Blazers.
Ajo nuk ishte vetëm: në krah të saj qëndronte një person, i cili mendohet se mund të jetë partneri i saj i ri.
