Edisa Demollari është banorja e radhës që u eliminua nga Big Brother VIP Albania 5.
Në studio ajo u përball me Ledion Liçon, për të cilin pati edhe dyshime se kishte një pëlqim për Brikena Selmanin.
Pas bisedës që bënë bashkë, ai e vuri në siklet, nëse kishte diçka tjetër për t’i thënë.
“Ke diçka që do të më thuash, nuk të vjen çdo ditë ky rast”, iu drejtua ai.
