Aktori i njohur kosovar, Kreshnik Ibrahimi, është shtruar urgjentisht në spital gjatë orëve të natës, ku më pas i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Përmes një postimi emocionues, aktori ka bërë të ditur se operacioni ka përfunduar me sukses dhe se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
“Falënderoj Zotin. Mbrëmë gjatë orëve të natës jam shtruar në spital. Në orët e para të mëngjesit jam operuar dhe, shyqyr, jam mirë. Faleminderit shumë nga zemra familjarëve dhe shokëve që gjatë gjithë kohës kanë telefonuar për të ditur mbi gjendjen time”, ka shkruar ai.
