Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Adelina Ismaili: Po vjen koha e Albin Kurtit, influenca e tij po rritet kudo që ka shqiptarë

GD
Gazeta Demos1 tetor 2025 në 13:59
Adelina Ismaili: Po vjen koha e Albin Kurtit, influenca e tij po rritet kudo që ka shqiptarë

Adelina Ismaili ka qenë së fundmi e ftuar në një emision ka ndarë me publikun momente nga jeta e saj personale, rrugëtimi artistik dhe këngët e saj që kanë bërë histori në muzikën shqiptare.

Gjatë bisedës, këngëtarja u pyet edhe për projektin e saj të njohur “Ushtrinë time do ta bëj”, i cili në kohën e publikimit shkaktoi shumë diskutime. Pyetja lidhi bisedën edhe me politikën, temë të cilën Adelina nuk e shmangu.

“Të flasësh për politikën dhe të mos flasësh për Adelina Ismailin është e pamundur. Mendoj se tash është epoka e Albin Kurtit. Në fakt, në Kosovë po se po, por besoj që do të jetë edhe këtej kufirit në një moment”, tha ajo.

Moderatoret e pyetën nëse do të bënte “Një ushtri me Albin Kurtin”, ndërsa artistja u përgjigj me humor.

“Ushtria është krijuar më 14 dhjetor 2018 në Kosovë, unë e kam ditëlindjen më 14 dhjetor. Unë besoj që Kosova e ka bërë këtë qëllimisht për hatrin tim”.

Në vijim, ajo shtoi se sipas saj, ndikimi i kryeministrit të Kosovës po rritet dita-ditës:

“Po më duket që influenca e tij po rritet kudo që ka shqiptarë, po duket se koha e tij po vjen. E kam një bindje që nuk do të kufizohet vetëm në Kosovë”.

Më shumë nga Magazine

  • 15:59Lyrical Son sonte mysafir në natën e nëntë të protestës “Jo në emrin tim”
  • 11:35Zbulohen padashje emrat e banorëve të rinj të BBVK?
  • 20:56Ish-producenti i Hollywood-it dënohet me 15 vite burg për sulm seksual
  • 20:37Holanda ndryshon qëndrim për Eurovizionin 2027, do të marrë pjesë
  • 19:52Çfarë kërkuan kosovarët në Google përgjatë kësaj jave? Klestor Veseli kryeson në listë, platforma zbulon kuriozitetin e përdoruesve