Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

A u ndanë Mateo dhe Brikena? Të gjithë sytë te veprimi i kësaj të fundit

GD
Gazeta Demos15 maj 2026 në 21:43
A u ndanë Mateo dhe Brikena? Të gjithë sytë te veprimi i kësaj të fundit

Çifti shumë i dashur për publikun, Brikena dhe Mateo, vazhdojnë të mbeten kryefjala e mediave rozë dhe në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të rrugëtimit të tyre në “Big Brother VIP Albania”. Së fundmi, rrjetet sociale kanë zier nga thashethemet se dyshja i ka dhënë fund marrëdhënies së tyre. Shkas për këto aludime, sipas ndjekësve vigjilentë, u bë mungesa e daljeve të tyre të përbashkëta ditët e fundit, duke bërë që shumë të dyshojnë se rrugët e tyre janë ndarë përfundimisht.

Por çfarë po ndodh realisht mes dyshes?

E vërteta e distancës së tyre u zbulua të hënën, kur Brikena ndau një postim nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës. Ajo njoftoi fansat se po udhëtonte drejt Italisë për të vizituar familjen e saj, pas disa muajsh qëndrimi intensiv në Shqipëri. Ky udhëtim shpjegon qartësisht mungesën e saj fizike pranë Mateos dhe ndërprerjen e përkohshme të daljeve publike si çift.

Ndërkohë që rrjeti vazhdonte me teori të ndryshme, reagimi nuk mungoi as nga ana e Mateos. Gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit në rubrikën “Ask me” në Instagram, ai është pyetur drejtpërdrejt për mundësinë e një filmi me Brikenën. Me një përgjigje të shkurtër por plot domethënie, Mateo u shpreh: “Vetë lidhjen e kemi si film”.

Për t’i vënë pikat mbi “i” dhe për të shuar përfundimisht çdo dyshim në mes të këtij stuhie thashethemesh, erdhi lëvizja e papritur nga Brikena. Ajo ka vendosur të ndryshojë fotografinë e profilit në llogarinë e saj në Instagram, duke zgjedhur një foto të sajën dhe të Mateos të krijuar me Inteligjencë Artificiale (AI). Ky veprim i hapur duket se ishte mënyra e saj origjinale për t’u treguar të gjithëve se dashuria e tyre është e fortë, pavarësisht distancës gjeografike momentale apo thashethemeve në rrjet.

BRIKENAMateo

Më shumë nga Magazine

  • 22:45Pamjet bëhen virale në rrjet: MC Kresha heq nga dora orën për t’ia dhuruar fansit
  • 22:40PM deklarohet pas lajmeve për krisje me Sarën
  • 20:58Ronela Hajati në darkë romantike, pamja e saj merr vëmendjen
  • 20:25Vdes komediani i njohur
  • 18:58I grabisin shtëpinë, Angela Martini publikon pamje