Pas publikimit dhe shpërndarjes së disa videove intime që kanë përfshirë kompozitorin e njohur Adrian Hila, në rrjetet sociale është rikthyer në vëmendje një intervistë e tij e realizuar disa vite më parë.
Bëhet fjalë për një intervistë në emisionin e Turjan Hyskajt, ku moderatori i kishte drejtuar Hilës një pyetje provokuese lidhur me përdorimin e muzikës për të joshur femrat.
“E ke përdorur ndonjëherë muzikën për të joshur femrat?”, e kishte pyetur Turjan Hyskaj.
Kompozitori ishte përgjigjur shkurt: “Asnjëherë”.
https://x.com/IkMoMeCajKoken/status/2105364441416016145?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2105364441416016145%7Ctwgr%5E215164f0a035e1ed5959246ac7607ff3879420f2%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kosovarja-ks.com%2Fsq%2F2026%2F9%2Fperdorur-muziken-femrat-rikthehet-vemendja-intervista-famshme-adi-hiles-pyetja-provokuese-ishte%2F
Mirëpo, përgjigjja e tij kishte nxitur një tjetër reagim nga moderatori, i cili e kishte përsëritur pyetjen me një dozë dyshimi: “Asnjëherë?”.
Në këtë moment, Hila kishte zgjedhur një përgjigje me nota humori, duke thënë: “Pas kuintave ta shpjegoj”.
Kjo pjesë e intervistës është rikthyer tashmë në qarkullim në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e përdoruesve në kontekstin e zhvillimeve të fundit.
Intervista është realizuar shumë vite më parë dhe përgjigjja e kompozitorit në atë kohë ishte dhënë në kuadër të një bisede televizive me natyrë argëtuese. /Telegrafi