Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Albania 5, Stenaldo Mëhilli, ka ndarë publikisht sfidat e tij personale dhe ekonomike pas përfundimit të eksperiencës në këtë format televiziv.
Gjatë një interviste në emisionin Fan Club, ai rrëfeu rrugëtimin e tij jetësor, duke theksuar vështirësitë që ka kaluar ndër vite, si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj.
Mëhilli tregoi se kishte emigruar në Gjermani, ku fillimisht kishte jetuar i vetëm për një vit, përpara se t’i bashkohej e ëma. Sipas tij, periudha atje ishte e vështirë, pasi humbi punën dhe u përball me probleme ekonomike, duke e detyruar të rikthehej në një situatë të pasigurt.
Ai u shpreh se pjesëmarrjen në “Big Brother VIP Albania 5” e konsideronte një mundësi për të ndryshuar jetën dhe për të rifilluar nga e para, ndonëse nuk arriti të fitonte çmiminh e madh.
