Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Lufta Izrael – Iran ndikon në çmimin e naftës në Kosovë, kaq kushton litra

    16/06/2025 20:46
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Çmimi i një litre nafte në një nga pompat e benzinës aktualisht është 1 euro e 24 cent.

    Kurse tek një pompë tjetër në Fushë Kosovë një litër naftë bën 1 euro e 22 cent.

    Por këto çmime së shpejti pritet të ngritën.

    Një gjë të tillë e kanë paralajmëruar nga shoqata e naftëtarëve , e gjithë kjo pas tensioneve që kanë nisur ndërmjet Iranit dhe Izraelit.

    “Çmimet e naftës po rriten për shkak të tensioneve në mes të Izraelit dhe Iranit. Kjo po shkakton frikë për ndërprerje të furnizimit, duke ndikuar në rritjen e çmimeve. Irani prodhon një pjesë të madhe të naftës në botë dhe kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një pikë ku kalon afërsisht 20% e naftës botërore. Çdo eskalim i kësaj situate do të ndikojë më shumë në rritjen e naftës, ndërsa ndonjë marrëveshje paqeje e ndërmjetësuar nga SHBA mund të qetësojë tregun e naftës. Çmimi i naftës në Kosovë sigurisht që ndikohet gjithashtu nga këto zhvillime gjeopolitike, për shkak se Kosova importon pjesën më të madhe të naftës. Çmimet aktuale në Kosovë janë:Diesel: 1.14€ – 1.24€Benzinë: 1.15€ – 1.25€”, ka thënë Fadil Berjani, kryetar i shoqatës.

    E ngritja e çmimit të naftës sipas qytetarëve nuk do të jetë e përballueshme për ta. Madje ata presin që institucionet të ndërmarrin masa që ky çmim të mos lëviz.

    “Për neve nuk është mirë por çka të bëjmë duhet të përballojmë edhe këtë. Të përballueshme për Kosovë nuk janë ku me ditë sa por pas naftës po shtrenjtohen pastaj edhe gjërat tjera sidomos ushqimi është shumë shtrenjtë por edhe nafta me u shtrenjtu pastaj edhe me keq”, shprehet një qytetar.

    “Nuk kemi qare ne, si të bëjnë këta ne duhet më vendos, shtrenjtimit nuk ndodhin vetëm tek ne por në të gjithë botën. Por duhet të reagon qeveria, shteti na nuk kemi asgjë në duar,por as këta nuk kanë”, ka thënë Gzim Dubrani, qytetar.

    Që tensionet të cilat janë duke ndodhur në Lindje të mos ndikojnë në çmimet në Kosovë, njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka një kërkesë.

    “Ajo çka e bënë të veçantë Kosovën krahasuar me vendet e tjera evropiane është mungesë e rezervave shtetërore që janë produkte strategjike. Në këtë drejtim me vite të tëra rekomandojmë dhe apelojmë që të punohet në këtë drejtim. Ju e dini që në këtë drejtim ka pasur me shumë keqpërdorime dhe keqmenaxhim sesa sukses, pra se sa rezerva.
    Sa më të mëdha të janë rezervat e produkteve strategjike ku bënë pjesë edhe nafta, qëndrueshmëria ndaj krizës do të jetë më lehtë dhe me afatgjate”, është shprehur ai.

    Në vitin 2022, Qeveria e Kosovës përmes një vendimi kishte përcaktuar edhe tavanin e çmimeve të karburanteve./Teve1/

    Artikuj të ngjashëm

    Nexhmedin Spahiu eskalon ndaj Blerim Latifit: Nëse lufton me u bashku me Shqipërinë, unë kam me ta kthy pushkën

    Baraliu: Ka filluar lufta e tretë botërore

    Pula: Juridikisht jemi në luftë me Serbinë

    Të Fundit

    Ambasadori frencez: Rruga e Kosovës drejt NATO-s e BE-së, përmes themelimit të Asociacionit

    Përfundon takimi i Trump në “Situation Room”, raportohet se po e shqyrton t’i bashkohet Izraelit për të goditur centralet bërthamore të Iranit

    Izraeli goditi direkt impiantin bërthamor në Natanz

    Nexhmedin Spahiu eskalon ndaj Blerim Latifit: Nëse lufton me u bashku me Shqipërinë, unë kam me ta kthy pushkën

    Vllasi: Çfarëdo llogarie që po bën VV-ja me këtë cirk në Kuvend, keq e ka!

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.