Lajme

Listat e partive, me befasi në renditje

Para se të përfundojë dita e sotme, partitë politike duhet të dorëzojnë te Komisioni Qendror Zgjedhor listat e kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit.

Këtë punë nuk e kanë kryer ende pjesa më e madhe e partive, por renditjen po.

Numri nuk ka fare rëndësi, sipas Avdullah Hotit të LDK-së, i cili e bëri këtë reagim, pasi u tha se u la jashtë top 10-shës së partisë bashkë me Hykmete Bajramin.

Renditja, anise e ka peshën e vet, për 28-teshin që ju dha, disi nuk u ankua Arben Gashi.

Kësaj pune nuk do t’i hyjnë hiç bashkëpartiaket e tyre Rrezarta Krasniqi, Vlora Dumoshi e Sibel Halimi.

Kështu vepruan edhe disa në Partinë Demokratike të Kosovës, nisur nga Abelard Tahiri, Ferat Shala, Kujtim Gashi e Luljeta Veselaj – Gutaj.

I prerë në vendim për të mos garuar është Pal Lekaj i AAK-së. Kësaj here, listës së kësaj partie nuk do t`i prijë Ramush Haradinaj, por Ardian Gjini.

Për herë të parë emri do i shkruhet në 110-tshe Visar Xanit, që vendosi t’i futet politikës, ndonëse numrin që do e mbajë nuk e di.

Strategjia e përzgjedhjes për 10-tshen e parë, dikush po thotë që është e njëjtë edhe në këto zgjedhje.

Një i ri mbase mund ta zëvendësojë edhe Hysen Durmishin e VV, që konfirmoi moskandidimin e tij.

Krejt ata që do garojnë, do të verifikohen nga KQZ nëse janë në rregull me ligjin.

Ndiqeni kronikën e plotë:

Artikuj të ngjashëm

Back to top button