Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ndarë pamje të tubimeve të ‘Koalicionit për Kosovën Fituese’.
Limaj tha se në çdo takim që kanë mbajtur kanë parë tek qytetarët entuziazëm, motiv e përkushtim si asnjëherë më parë.
“Të dashur qytetarë, koalicioni ynë AAK-NISMA dhe partnerët, jemi alternativa e vërtetë e këtyre zgjedhjeve, që ofron lidership të provuar në projekte të mëdha, gjithmonë për të mirën e vendit dhe kombit” shkruan Limaj.
Ai tha se duke votuar për numrin 137, qytetarët janë duke votuar për pavarësi energjetike, për investime në siguri, në arsim, shëndetësi, paga të dinjitetshme dhe pensione meritore