Sot ka përfunduar zyrtarisht afati për dorëzimin e dokumenteve të kandidatëve për kryetarin e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shqipëri.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka zyrtarizuar katër prokurorë, të cilët kanë shprehur interes për të garuar për këtë pozicion të rëndësishëm.
Sipas ABC News, në garë kanë hyrë Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu dhe Adnan Xholi.
