Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Zyrtari që u arrestua për ryshfet punon në Qendrën e Regjistrimit Civil, ndalohet për 48 orë

GD
Gazeta Demos14 korrik 2025 në 22:38
Zyrtari që u arrestua për ryshfet punon në Qendrën e Regjistrimit Civil, ndalohet për 48 orë

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka dalë me detaje rreth arrestimit të një zyrtari publik nën dyshimin për marrje ryshfeti.

Në një njoftim drejtuar mediave, Prokuroria ka bërë me dije se i njëjti punon në Qendrën e Regjistrimit Civil, dhe se është ndaluar për 48 orë.

“I njëjti dyshohet se ka kërkuar dhe pranuar përfitim pasuror në këmbim të një shërbimi zyrtar. Me vendim të Prokurorit të shtetit i dyshuari është ndaluar për dyzetë e tetë (48) orë. Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbetet e përkushtuar në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe luftimin e korrupsionit si dhe mbrojtjen e interesit publik”, thuhet në njoftim.

Policia tha se e ka kapur të njëjtin në flagrancë.

“Policia ka ndërhyrë në momentin e pranimit të shumës së dyshuar si ryshfet dhe ka arrestuar personin në flagrancë. Tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar provat materiale relevante për rastin”, deklaroi Policia

prokuroria

Të ngjashme

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj zyrtarit të Arkivit të Prishtinës, ndalohen 48 prona milionëshe

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj zyrtarit të Arkivit të Prishtinës, ndalohen 48 prona milionëshe

16:16

Më shumë nga Lajme

  • 10:02Hoti – Osmanit: Kur të mbaron turizmi politik – mbetesh në rrugë i frustruar e nervozuar deri në ofertën e radhës
  • 09:39Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve
  • 09:29Ndihmëssekretari amerikan takon përfaqësuesit e Listës Studentore, u përcjell edhe një porosi për Dialogun Strategjik
  • 09:28Kurti pas takimit me kryeministrin britanik: Mbretëria e Bashkuar, aleate e posaçme e Kosovës
  • 09:28Shoqërohet në Polici një person në Ferizaj, dyshohet se bashkëjetoi me të miturën