Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Zyra e BE-së ngre shqetësime për emërimet në Komisionin e Jurisprudencës

GD
Gazeta Demos25 prill 2026 në 23:20
Zyra e BE-së ngre shqetësime për emërimet në Komisionin e Jurisprudencës

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes ushtrueses së detyrës së shefes, Eva Palatova, i është drejtuar kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, duke shprehur shqetësime për zhvillimet e fundit që lidhen me emërimet në Komisionin për Provimin e Jurisprudencës.

Në letrën zyrtare, BE thekson se këto zhvillime ngrenë pikëpyetje për pavarësinë dhe paanshmërinë e sistemit të drejtësisë, si dhe për respektimin e parimeve të sundimit të ligjit, raporton Betimi për Drejtësi.

Sipas BE-së, vendimi i Qeverisë për emërimin e anëtarëve të rinj në këtë komision nuk duhet të ndërpresë para kohe mandatin e anëtarëve aktualë, duke ngritur dilema për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e këtij veprimi.

Në këtë kontekst, BE i ka bërë thirrje Kuvendit që të ushtrojë mbikëqyrje të duhur dhe të shmangë miratimin e proceseve që mund të cenojnë këto parime, duke kërkuar që çdo emërim të jetë transparent, i bazuar në meritë dhe në përputhje me standardet evropiane.

Zyra e BE-së në Kosovë ka riafirmuar gatishmërinë për dialog dhe mbështetje në funksion të forcimit të sundimit të ligjit dhe institucioneve demokratike në vend

BE

Më shumë nga Lajme

  • 21:26Kurti: Herët të flitet për mundësinë e një kapitulli të ri me Serbinë, sa më shpejt që do të na njohin aq më mirë për dy vendet
  • 21:25Ekstradohet nga Italia në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për ndihmë në vrasje
  • 21:16Musliu i kërkon Rizvanollit garanci për furnizimin me rrymë gjatë dimrit: Qytetarët u mbytën duke paguar
  • 20:38Haziri kritikon çmimin e energjisë: Familjet po paguajnë më shtrenjtë, mos i fshihni problemet pas luftërave
  • 20:15Sekretari i Këshillit të Evropës e shënon Kosovën me fusnotë në njoftimin për takimin me Kurtin në Dublin