Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

ZRRE thirrje qytetarëve për kursim të energjisë: Vendimtar për furnizim të qëndrueshëm gjatë dimrit

GD
Gazeta Demos26 dhjetor 2025 në 09:28
ZRRE thirrje qytetarëve për kursim të energjisë: Vendimtar për furnizim të qëndrueshëm gjatë dimrit

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka mbajtur më 24 dhjetor një takim koordinues me kompanitë e licencuara të sektorit energjetik për të vlerësuar sigurinë e furnizimit me energji elektrike gjatë periudhës së fundvitit.

Në njoftim thuhet se takimi u organizua për shkak se kjo periudhë “karakterizohet nga rritje e ndjeshme e konsumit të energjisë elektrike”. Gjatë diskutimeve u trajtuan sfidat që lidhen me kushtet dimërore, kufizimet teknike të rrjetit, balancimin mes prodhimit, importit dhe konsumit, si dhe funksionimin e sigurt të sistemit energjetik.

ZRRE bëri të ditur se operatorët kanë prezantuar kapacitetet dhe masat parandaluese për përballimin e ngarkesave të shtuara, ndërsa rregullatori ka kërkuar “hartimin dhe përditësimin e planeve të menaxhimit të gjendjes, përfshirë skenarë të mundshëm për situata të paparashikuara”.

Po ashtu, ZRRE u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të përdorin energjinë elektrike në mënyrë të kujdesshme, duke theksuar se “kursimi i energjisë, veçanërisht në orët e pikut, kontribuon drejtpërdrejt në stabilitetin e sistemit”.

ZRRE ka njoftuar se do të vazhdojë monitorimin e situatës dhe bashkëpunimin me operatorët për të siguruar furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.

Njoftimi i plotë:

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Më 24.12.2025, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka mbajtur një takim koordinues me kompanitë e licencuara në sektorin e energjisë, përkatësisht me përfaqësuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (KEDS) dhe Furnizuesit me Shërbim Universal (KESCO).

Qëllimi i takimit ishte vlerësimi i sigurisë së furnizimit me energji elektrike gjatë periudhës së fundvitit, një periudhë që tradicionalisht karakterizohet nga rritje e ndjeshme e konsumit të energjisë elektrike.

Gjatë takimit u diskutuan sfidat kryesore me të cilat zakonisht përballet rrjeti energjetik në periudha festive, përfshirë ndikimin e kushteve klimatike dimërore në stabilitetin e prodhimit dhe transmetimit; kufizimet teknike të rrjetit dhe nevoja për balancim të vazhdueshëm ndërmjet prodhimit, importit dhe konsumit; përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare dhe funksionimin e sigurt të sistemit rajonal të energjisë; si dhe organizimin institucional gjatë periudhës së pushimeve dhe zgjedhjeve qendrore.

Përfaqësuesit e ndërmarrjeve të licencuara prezantuan kapacitetet teknike dhe operative për përballimin e ngarkesave të shtuara, si dhe masat parandaluese që janë ndërmarrë për të garantuar stabilitetin e furnizimit. ZRRE ka kërkuar nga operatorët përgjegjës hartimin dhe përditësimin e planeve të menaxhimit të gjendjes, përfshirë skenarë të mundshëm dhe planifikim paraprak të masave, në rast të situatave të paparashikuara.

ZRRE u bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve që gjatë kësaj periudhe të tregohen të kujdesshëm dhe racionalë në përdorimin e energjisë elektrike. Kursimi i energjisë, veçanërisht në orët e kërkesës maksimale (pikut), kontribuon drejtpërdrejt në stabilitetin e sistemit dhe në sigurimin e furnizimit të vazhdueshëm për të gjithë konsumatorët.

Zyra e Rregullatorit për Energji do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën dhe të bashkëpunojë ngushtë me të gjithë operatorët e sektorit për të garantuar furnizim të sigurt dhe të qëndrueshëm me energji elektrike.

ZRRE

Më shumë nga Lajme

  • 14:09Kërkohej nga Interpoli, kosovari ekstradohet në Shqipëri
  • 13:31IKSHPK dhe KRU “Prishtina” koordinojnë monitorimin e cilësisë së ujit të pijshëm
  • 13:31Ish-futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte
  • 12:55Trupat e dy alpinistëve të zhdukur për dekada të tëra u gjetën pas shkrirjes së akullnajës zvicerane
  • 12:53Ymeri: Dikush freskohet në pishinë, dikush pret për barna në Onkologji – kjo tregon komprometimin e Kurtit