Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vonesat në formimin e institucioneve, a është i nevojshëm ndryshimi i Kushtetutës?

GD
Gazeta Demos8 tetor 2026 në 23:41
Vonesat në formimin e institucioneve, a është i nevojshëm ndryshimi i Kushtetutës?

Në mungesë të 81 votave për President, vendi shkoi në zgjedhje më 7 qershor.

Edhe pas këtij procesi, partitë politike nuk arritën që me marrëveshje politike ta propozojnë një kandidat konsensual për këtë pozitë.

Andaj u kërkua një interpretim i Gjykatës Kushtetuese, e cila caktoi 6 tetorin si datën e fundit për zgjedhjen e Presidentit.

Kështu, në orët e vona të së martës u arrit që Justina Shiroka Pula e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, të marrë përkrahjen edhe të Partisë Demokratike të Kosovës.

Megjithatë, për këto obligime kushtetuese po kërkohet që të bëhet një përditësim dhe ndryshim i vetë Kushtetutës.

“Në interes të mbarëvajtjes së disa proceseve dhe të realizimit më të shpejtë dhe më efikas të disa rregullimeve tona të brendshme por natyrisht edhe disa raporteve ndërkombëtare kishte me qenë e udhës të bëhet ndryshimi. Mirëpo te ndryshimi i Kushtetutës në implementimin e saj janë paraqitë një mori të pengesave që e pengojnë aktualisht mundësinë e rregullimit tonë, për faktin se kërkohen pëlqimi i 2/3 jo vetëm deputetëve shumicë, por edhe deputetëve nga pakicat”, vlerëson Kolë Krasniqi- profesor.

Derisa në Institutin e Kosovës për Drejtësi thotë se nuk ka nevojë për ndryshim, pasi partitë politike duhet ta zbatojnë Kushtetutën.

“Kushtetuta është jashtëzakonisht e mirë, duhet t’i përshtatet realitetit politik rreth realitetit të partive politike në Kuvendin e Kosovës…dhe nuk mundemi ne ta hartojmë Kushtetutën duke i përshtatur një partie politike sa për qind po fiton, kështu që kjo Kushtetutë duhet ta imponojë, promovojë dialogun, kompromisin” , thotw Ehat Miftaraj, raporton Teve1.

Në këtë drejtim, ai vlerëson se ndryshimi i mundshëm i aktit më të lartë juridik të vendit, mund të ketë pasoja edhe në integrimin evropian.

“Duhet bërë një vlerësim se cili do të jetë ky impakti te partnerët tanë ndërkombëtarë, cili do të jetë impakti në procesin e integrimit evropian, por edhe në procese tjera që lidhen me fatin e Republikës së Kosovës. Ne e dimë se fatkeqësisht Kosova ka vendosur, respektivisht partia në pushtet që mos ta zbatojë një pjesë të Kushtetutës së Kosovës sepse e ka ngrirë pothuajse tërësisht bashkëpunimin me Listën Serbe dhe ne kemi amandamentet kushtetues për Vettingun që është duke qëndruar mbi 2 vjet në Kuvendin e Kosovës”, shprehet Miftaraj.

Edhe zgjedhja e presidentit nga votimi i drejtpërdrejt i qytetarëve shpesh është parë si opsioni më i drejtë. Megjithatë edhe për këtë nevojitet ndryshimi i Kushtetutës, por për ndryshimin e Kushtetues, nevojiten 2/3 e deputetëve shqiptar dhe 2/3 e deputetëve të komuniteteve pakicë në Kosovë.

ndryshimikushtetutëspolitike

Të ngjashme

Ermal Sadiku për prezencën e LDK-së në seancë: Asnjë parti s’ka hy në sallë pa marrëveshje politike, partia e parë në historinë e Kosovës

Ermal Sadiku për prezencën e LDK-së në seancë: Asnjë parti s’ka hy në sallë pa marrëveshje politike, partia e parë në historinë e Kosovës

21:35
A i pajtoi presidentja e re partitë politike? Deklarohet Hamza

A i pajtoi presidentja e re partitë politike? Deklarohet Hamza

16:03
Sadiku: Dje ishte dita më e rëndë e karrierës sime politike

Sadiku: Dje ishte dita më e rëndë e karrierës sime politike

09:25

Më shumë nga Lajme

  • 23:46Agon Maliqi: Mos u nxitoni, normale që Presidentja të trashëgojë staf, s’mund të punojë fikall vetë
  • 23:15A duhet ta lani fytyrën me ujë të ngrohtë apo të ftohtë?
  • 22:55Syla: PSD, LDK e këta që kanë qenë në VV po tentojnë ta rigjejnë vetën politikisht
  • 22:47Shqiptarja 60-vjeçare në Zvicër nuk pret zjarrfikësit, merr kovat dhe shuan zjarrin
  • 22:41Ligji për Specialen, Limaj: Salih Mustafa dhe Pjetër Shala mund ta vuajnë dënimin në Kosovë