Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim në lidhje me dy ankesat e dërguara nga IKD dhe LDK për VV-në për shkak të pjesëmarrjes së fëmijëve në fushatë zgjedhore.
PZAP i ka pranuar si të bazuara këto ankesa duke e dënuar VV-në me gjobë prej 5 mijë e 100 euro.
Sipas vendimit të PZAP-së, thuhet se VV e ka arsyetuar këtë duke thënë se e mitura nuk ka qenë pjesë e organizimit dhe ka dal në skenë me dëshirën e saj dhe lejën e prindit.
PZAP e ka vlerësuar këtë pretendim si të pabazuar, “për faktin se në momentin kur organizatori i aktivitetit i ka mundësuar të miturës hyrjen në sallë, pastaj paraqitjen në skenë parapublikut në kuadër të tubimit zgjedhor, pjesëmarrja e saj konsiderohet përfshirje aktive në fushatë zgjedhore”.
