Bora që po bie sot në të gjithë Kroacinë po shkakton probleme serioze në trafikun rrugor, duke bllokuar disa akse dhe duke e bërë lëvizjen e automjeteve të vështirë.
Faqja meteorologjike Crometeo ka publikuar një video nga zonat pranë Splitit dhe Klisit, ku shihet se disa vetura kanë ngecur në borë, duke krijuar situata të vështira për drejtuesit e makinave dhe duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme në rrugë.
“Takimi vjetor i adhuruesve të gomave verore pranë Splitit,” shkruan faqja pranë videos së publikuar, duke ironizuar mbi faktin se shumë drejtues nuk e kanë marrë seriozisht nevojën për goma dimërore, pavarësisht kushteve të motit.
Edhe pse Dalmacia zakonisht nuk përfshihet në zonat ku pajisjet dimërore të veturave janë të detyrueshme nga 15 nëntori deri më 15 prill, kjo detyrë bëhet e detyrueshme sapo shpallen kushtet dimërore.
