Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

ZKM del me detaje rreth takimit në Bruksel: Janë prekur edhe elemente të tjera ku priten lëvizje në të ardhmen pas formimit të qeverisë

GD
Gazeta Demos22 janar 2026 në 21:31
ZKM del me detaje rreth takimit në Bruksel: Janë prekur edhe elemente të tjera ku priten lëvizje në të ardhmen pas formimit të qeverisë

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Besnik Bislimi, ka marrë pjesë në takimet e radhës të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, në nivel kryenegociatorësh.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, tema kryesore e diskutimeve ka qenë funksionalizimi i Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur me Dhunë.S

ipas ZKM-së, Bislimi ka deklaruar se takimet kanë qenë të suksesshme dhe se është arritur dakordimi për jetësimin e këtij Komisioni, ndërsa në javët e ardhshme zëvendësat e palëve do të përcaktojnë prioritetet e para të punës së tij.

“Pjesa më e madhe e kohës sot ka kaluar në takime bilaterale, domethënë fillimisht pala kosovare me Bashkimin Evropian dhe pastaj edhe pala serbe. Qëllimi ishte që të arrijmë dakordim që sot ta funksionalizojmë Komisionin e Përbashkët për jetësimin apo zbatimin e marrëveshjes për personat e pagjetur në mes të Kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq. Takimet ishin të suksesshme dhe në fund arritëm që përfundimisht ta jetësojmë këtë objektiv. Tani ka mbetur që në javët e ardhshme të takohen zëvendësat tanë dhe të përcaktojnë prioritetet e para për punën e Komisionit të Përbashkët”, ka thwnw Bislimi

Kjo temë ka qenë tema kryesore. Natyrisht se në pika të shkurtra janë prekur edhe elemente të tjera ku priten lëvizje në të ardhmen pas formimit të qeverisë, mirëpo pjesa më e madhe e kohës i është kushtuar jetësimit të Komisionit për zbatimin e Marrëveshjes për Personat e Zhdukur me Dhunë, shtoi mw tutje Bislimi.

Qeveria

Më shumë nga Lajme

  • 11:27Vuçiq pranon se nuk mund të hyjë në Kosovë pa lejen e Kurtit: Prej vitesh nuk më lejohet
  • 11:02Nga abetarja nën rrënojat e Prekazit te nëna që s’e linin serbët ta varroste fëmijën e vrarë
  • 10:34Gjendet në Prishtinë personi i raportuar i zhdukur në Ferizaj
  • 10:33Qytetarët kërkojnë zgjerimin e rrjetit të ngrohjes në kryeqytet
  • 10:00“Le ta dinë të gjithë, ai ka qenë numër NJË!” – Naim Karaçica përmend me emër personin që e akuzon për tortura dhe masakra në Drenicë