Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

ZKA gjen mospërputhje prej mbi 1 milion eurosh në buxhetin e të hyrave të ShSKUK-së

GD
Gazeta Demos9 qershor 2026 në 15:16
ZKA gjen mospërputhje prej mbi 1 milion eurosh në buxhetin e të hyrave të ShSKUK-së

Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin për pasqyrat financiare vjetore të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës për vitin 2025.

Përmes këtij raporti, ZKA thekson se ka gjetur vlera jo të sakta të buxhetit të të hyrave në pasqyrën e ekzekutimit të buxhetit të institucionit.

Neni 14 i Rregullores MF Nr.01/2017 për Raportim Vjetor Financiar nga Organizatat Buxhetore specifikon që Pasqyra e ekzekutimit të buxhetit të përfshijë ekzekutimin e buxhetit dhe të prezantojë informata mbi buxhetin fillestar sipas Ligjit Vjetor të Buxhetit, buxhetin final sipas SIMFK-së, si dhe realizimin e buxhetit, duke përfshirë edhe krahasimin ndërmjet buxhetit final dhe realizimit.

Siç thuhet në raport, edhe pas kërkesës së ekipit të auditivit për korrigjimin e Pasqyrave Financiare Vjetore (PFV), te Hyrja e Parasë së gatshme, në vend të buxhetit fillestar dhe final për të hyrat tatimore, është prezantuar vlera e realizimit vjetor e këtyre të hyrave duke mos reflektuar ndryshimet e kërkuara.

Si rezultat, ZKA thotë se ekziston një diferencë prej 1,048,801 euro ndërmjet te hyrave te buxhetuara dhe vlerës se raportuar.

“Mangësitë e identifikuara kanë ndodhur si shkak i kontrolleve jo të duhura me rastin e përgatitjes dhe rishikimit te PFV-ve, si dhe mos zbatimit me përpikëri të kërkesave të rregullores për raportim financiar”, thuhet në raport, transmeton Klankosova.tv.

Ndikimi

Në raportin e ZKA-së potencohet se prezantimi jo i drejtë i informatave lidhur me buxhetin fillestar dhe final të të hyrave jo tatimore kanë ndikuar në nënvlerësimin e këtyre informatave në Pasqyrën e ekzekutimit te buxhetit në PFV, siç thuhet nga Auditimi, duke ndikuar në besueshmërine e pasqyrave financiare.

Rekomandimi

Ndër të tjera, Zyra Kombëtare e Auditimit ka kërkuar nga Bordi Drejtues dhe Drejtori i Përgjithshëm që të sigurojnë që Pasqyrat Vjetore Financiare (PVF) të mos dorëzohen pa iu nënshtruar më parë një rishikimi të detajuar nga menaxhmenti dhe zbatimit me përpikëri te kërkesave të rregullores për raportim financiar në mënyrë që mangësitë e tilla të mos përsëriten në vitet e ardhshme.

SHSKUK

Më shumë nga Lajme

  • 23:52Shkoi jashtë vendit për t’u trajtuar, vdes veterani i UÇK-së, Musli Krasniqi
  • 23:38Lajmërohet nga arratia Vezir Haziraj, i dyshuari për plagosjen në Istog: E bëra për vetëmbrojtje
  • 23:20Albin Kurti shkon në Gjakovën e Gjinit, kjo është arsyeja
  • 23:10Ramadani i përgjigjet Zelenskyt pas deklaratës për Kosovën: Pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare
  • 23:00Kurti merr mbështetje të fuqishme nga Rasimi i TikTok-ut