Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zjarrfikësi nga Gjilani shpëton nga mbytja në Golem një 10-vjeçar

GD
Gazeta Demos5 korrik 2026 në 13:47
Zjarrfikësi nga Gjilani shpëton nga mbytja në Golem një 10-vjeçar

Pushimet verore në bregdetin e Golemit mund të kishin përfunduar në një tragjedi të rëndë për një familje nga Istogu. Por falë ndërhyrjes së shpejtë dhe guximit të zjarrfikësit nga Gjilani, Kastriot Sefedini, një jetë u shpëtua mrekullisht nga valët e trazuara të detit.

Sefedini, i cili po kalonte disa ditë pushimi me familjen e tij, u kthye në një hero të vërtetë gjatë orëve të pasdites, kur shpëtoi nga mbytja e sigurt 10-vjeçarin Elion, një djalosh nga Istogu.

Ngjarja ndodhi në një moment kur deti ishte mjaft i trazuar dhe rreziku i lartë kishte larguar pushuesit nga uji. Zjarrfikësi tregon se numri i njerëzve në det ishte shumë i vogël, por vëmendja e tij drejt horizontit rezultoi shpëtimtare për të voglin.

“Ishte pasdite, deti kishte valë të mëdha dhe shumë pak njerëz kishte në ujë. I kisha ngulitur sytë në horizontin e detit dhe për një moment kam vërejtur një njeri i cili po mbytej. Me tërë fuqinë që kam pasur, kam vrapuar dhe me not kam arritur në momentet e fundit kur po fundosej. Kam arritur ta kap për koke, ishte gati i alivanosur dhe nuk mund të fliste. E kam mbërthyer me duar, kam arritur t’i jap ndihmën e parë, e pastaj ka vrapuar kujdestari i vrojtimit nga kulla dhe e kemi nxjerrë nga uji,” – tregon momentin kritik Sefedini.

Vetëm pas nxjerrjes nga uji në breg, Kastrioti e kuptoi se vogëlushi i shpëtuar ishte 10-vjeçari. Ai e dorëzoi djalin shëndoshë e mirë te familjarët e tij, të cilët po përjetonin momente tmerri dhe paniku.

“Është fat i madh që isha përqendruar në shikim nga deti dhe që kemi arritur në sekondat e fundit ta nxjerrim nga uji. Është një ndjenjë e papërshkrueshme që Elioni sot është shëndoshë e mirë me familjarët e tij. I dëshiroj shëndet dhe shumë gëzime në jetë,” – u shpreh zjarrfikësi gjilanas, i lehtësuar nga përfundimi i suksesshëm i kësaj ngjarjeje.

Aktet e tilla të trimërisë dhe gatishmërisë për të rrezikuar jetën e vet për të shpëtuar atë të një fëmije nuk duhet të kalojnë në heshtje. Qytetarët dhe të pranishmit e vlerësojnë thellësisht këtë gjest, duke bërë thirrje që Institucionet e Komunës së Gjilanit ta ftojnë dhe ta dekorojnë zyrtarisht zjarrfikësin Kastriot Sefedini.

Ai tregoi në praktikë atë që përfaqëson uniforma e tij: gatishmërinë për të qenë gjithmonë në shërbim të jetës, qoftë në detyrë ashtu edhe gjatë pushimeve.

Më shumë nga Lajme

  • 12:43Musliu kërkon që ndërtesa e Qeverisë të ndriçohet me mesazhin “JO NË EMRIN TIM!”
  • 12:41KFOR-i kontrollon ura dhe rrugë në Deçan
  • 12:21“Merreni nga një çadër”, Haziri: Sonte, edhe nën shi - bashkë për UÇK-në
  • 12:11Prokuroria në rastin “12” kundër Thaçit kërkon t’i mos llogaritet koha e kaluar në paraburgim – do gjashtë vjet shtesë burg
  • 12:08Vazhdon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit: Diskutohet ndryshimi i ligjit për Specialen