Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri ka bërë thirrje që sonte, protestuesit të marrin me vete edhe nga një çadër.
Kjo pasi sonte është paralajmëruar që do të ketë shi.
“SONTE KA SHI. Merreni një çadër me vete dhe ejani. Sepse shiu mund ta lagë sheshin, por nuk e shuan zërin tonë. Sonte, edhe nën shi — bashkë për UÇK-në! 21:00 Sheshi “Skënderbeu””, ka shkruar ai në Facebook.


