Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë zonën e fshatit Haspiraj në bashkinë e Peqinit.
Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe toke me bimësi dhe pemë ulliri duke djegur një pjesë të konsiderueshme të tyre, shkruan abcnews.al
Sipas informacioneve paraprake forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur neutralizimin e flakëve por për shkak të erës po bëhet monitorimi për të shmangur rindezjen e zjarrit.
