Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zhvillimet në PDK, Totaj: Aktgjykimi i Hagës ka pasur ndikim në parti

GD
Gazeta Demos21 tetor 2026 në 08:17
Zhvillimet në PDK, Totaj: Aktgjykimi i Hagës ka pasur ndikim në parti

Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka deklaruar se aktgjykimi i Hagës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka ndikuar në zhvillimet e brendshme të partisë.

Megjithatë, ai ka thënë se nuk beson që ky vendim është arsyeja e tërheqjes së mundshme të Bedri Hamzës nga pozita e kryetarit të PDK-së.

Totaj foli për zhvillimet e fundit brenda partisë dhe paralajmërimet për dorëheqjen e Hamzës.

Ai ka shtuar se vendimi i Hagës ishte i papritur për PDK-në dhe se, pavarësisht rezultatit, nuk mund të kalonte pa ndikim në zhvillimet politike brenda partisë.

“Aktvendimi në Hagë ka qenë diçka që, sinqerisht, nuk e kemi pritur në asnjë variant. Nuk e kemi pritur një dënim maksimal të tillë dhe normal që çfarëdo që të kishte ndodhur atje nuk ka mundur të kalojë pa influencë. Normal që ka pasur ndikime, mirëpo nuk e besoj që ai aktgjykim atje është arsyeja që Bedri Hamza të tërhiqet nga pozita e kryetarit të PDK-së”, ka deklaruar Totaj.

Duke komentuar reagimin politik pas vendimit të Hagës, Totaj është shprehur se PDK-ja nuk ka mundur të qëndrojë pasive përballë këtij zhvillimi.

Ai ka theksuar se beson në drejtësinë ndërkombëtare, por njëkohësisht ruan të drejtën për të besuar në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së.

“Ne, në aspektin politik, thjesht nuk kemi mundur të qëndrojmë duarkryq pas një vendimi të tillë. Natyrisht që i besojmë drejtësisë ndërkombëtare, sepse Kosova si shtet është produkt i asaj drejtësie ndërkombëtare, mirëpo megjithatë ne e ruajmë të drejtën të besojmë në pafajësinë e liderëve tanë”, është shprehur ai.

Totaj ka shtuar se procesi mund të kontestohet përmes argumenteve dhe mjeteve juridike, duke theksuar se nuk pajtohet me cilësimin “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

“Ky është qëndrimi im personal dhe, derisa ne tentojmë të bëjmë një zgjidhje në kuadër të këtij sistemi të drejtësisë ndërkombëtare, nëse nuk ke besim në të, atëherë bie në kundërshtim me vetveten. Mirëpo, në asnjë mënyrë nuk pajtohem me këtë kualifikim të Hagës, ‘ndërmarrje e përbashkët kriminale’”, ka thënë Totaj.

Ai ka përfunduar duke shprehur bindjen se përmes mjeteve juridike mund të kërkohet ndryshimi i aktgjykimit dhe lirimi i ish-krerëve të UÇK-së.

“Nuk pajtohem me këtë kualifikim, mirëpo i besoj drejtësisë ndërkombëtare, sepse konsideroj që me mjete juridike do të arrijmë ta ndryshojmë këtë aktvendim dhe liderët tanë do të lirohen”, ka përfunduar Totaj.

totajzhvillimethagës

Më shumë nga Lajme

  • 09:01Po transportonin dru ilegalisht në Shtërpcë, Policia konfiskon dy furgonë
  • 08:46Vdes tragjikisht në fabrikën e tij në Skenderaj, Lushtaku shpreh ngushëllime për Raif Aliun
  • 08:32Musliu-Shoshi kritikon Konjufcën për fjalimin në OKB: Asnjë fjalë për rolin e ish-krerëve të UÇK-së
  • 08:21Policia njofton ndërprerje të përkohshëm të qarkullimit në disa segmente, shkak udhëtimi i kryeministrit maqedon
  • 08:16PDK thërret konferencë për media