Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Musliu-Shoshi kritikon Konjufcën për fjalimin në OKB: Asnjë fjalë për rolin e ish-krerëve të UÇK-së

GD
Gazeta Demos21 tetor 2026 në 08:32
Musliu-Shoshi kritikon Konjufcën për fjalimin në OKB: Asnjë fjalë për rolin e ish-krerëve të UÇK-së

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar fjalimin e kryediplomatit kosovar, Glauk Konjufca, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB.

Në një postim, Musliu-Shoshi ka thënë se qasja e Konjufcës karshi vendimit të Hagës, la shumë për të dëshiruar.

Sipas saj, aktgjykimi i padrejtë u trajtua më një gjuhë të zbehtë, duke mjaftuar vetëm me konstatimin se “ka gabime në përmbajtje dhe fakte”.

“81 vjet burg për katër figura të luftës sonë çlirimtare meritojnë shumë më tepër sesa një shprehje shqetësimi! ASNJË fjalë për rolin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimi në çlirimin, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës! Dhe këtë qasje e dëgjuam pikërisht nga njeriu që është caktuar ta udhëheqë strategjinë shtetërore për Hagën! Nëse në Këshillin e Sigurimit nuk artikulohet fuqishëm kundërshtimi ndaj këtij aktgjykimi, ku dhe kur do të artikulohet?”, ka shkruar Musliu Shoshi.

Ajo ka shtuar se në atë mbledhje përfaqësohet Republika e Kosovës dhe historia e saj.

“Ministër, aty nuk përfaqësoni një parti apo një qeveri. Përfaqësoni Republikën e Kosovës dhe historinë e saj! Padrejtësia nuk kundërshtohet me diplomaci sa për formalitet. E vërteta historike nuk mbrohet me gjysmë zëri.”, ka thënë ajo.

musliu-shoshifjaliminasnjë

Më shumë nga Lajme

  • 11:01Ligji për Specialen, Haradinaj: Kthimi prapa do të ishte ofendim, lojë e ndytë, turp për ata që janë përfshirë
  • 10:55Haxhiu ngre shqetësimin për veteranin me proteza - s’e lëshon foltoren, ballafaqohet me kryekuvendaren
  • 10:52Deliu-Kodra: PDK kërkon një mekanizëm profesional për monitorimin e procedurës në Gjykatën Speciale
  • 10:43“Dallaveret” e pushtetit? Mustafa: Është duke i falur 4 euro m² të ndërtesave të shtetit
  • 10:42Kuvendi i Shqipërisë mblidhet pas protestave, seanca nis me përplasje mes deputetëve