Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, të gjitha vendvotimet mbyllen me kohë

GD
Gazeta Demos19 tetor 2025 në 19:30
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, të gjitha vendvotimet mbyllen me kohë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se të gjitha vendvotimet pritet të jenë mbyllur me kohë dhe se nuk do të ketë zgjatje të votimit pasi gjatë ditës nuk është raportuar për ndonjë ndërprerje të votimit. Mbetet të shihet nëse të gjitha komunat e kanë përmbushur cenzusin e paraparë me Kodin Zgjedhor, apo ndoshta në ndonjë prej tyre sidomos në pjesën perëndimorë të vendit, ku jehona ka qenë shumë e ulët, mund të përsëritet i gjithë procesi.

Në Saraj dhe Çair në krahasim me zgjedhjet e kaluara ka një jehonë më të madhe të votuesve. Dalje shumë e madhe është regjistruar edhe në Komunën e Çashkës, raporton AlsatMk.

Dalja deri në orën 17:00 sipas të dhënave të KSHZ-së në nivel vendi ka qenë 39.86 për qind.

Zgjedhjet e sotme lokale janë zgjedhjet e teta lokale qe nga pavarësia e vendit në vitin 1991.

Në zgjedhje marrin pjesë 22 parti, 19 koalicione dhe 119 kandidatura të pavarura. Votimi do të zhvillohet në 3.474 qendra votimi për 309 kandidatë për kryetar komunash dhe 576 lista për këshillat komunale me gjithsej 10.490 kandidatë. Qyteti i Shkupit ka më shumë kandidatë për kryetar bashkie – 16.

Ndër partitë shqiptare në garë janë koalicioni VLEN dhe Aleanca Kombëtare për Integrim AKI.

Zgjedhjet lokale vëzhgohen nga mbi 1.400 vëzhgues, vendas dhe të huaj. Numri më i madh i vëzhguesve vjen nga ODIHR, shoqata “Wake up” dhe “Civil”

Të drejtë vote kanë gjithsej 1.832.415 qytetarë, prej të cilëve 1.717.803 ndodhen në vend. Numri i përgjithshëm i votuesve të rinj në listën zgjedhore është 25 mijë e 603. Në diasporë nuk do të ketë votim të organizuar. Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale është planifikuar për datën 2 nëntor.

Më shumë nga Lajme

  • 23:40ASK publikon statistikat e lindjeve, vdekjeve e kurorëzimeve për muajin qershor, detaje
  • 23:32Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kah Dhërmiu
  • 23:22Punëtorë nga Azia në Kosovë, të rinjtë tanë drejt Evropës – ku po dështon tregu i punës?
  • 23:21Temperatura të larta, IHMK apelon për kujdes gjatë ekspozimit në diell
  • 23:19Pikat kufitare pa fluks, kolona vetëm te Dheu i Bardhë