Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Zgjedhjet lokale, KQZ: Më 13 gusht përfundon afati për aplikim online për certifikimin e kandidatëve

GD
Gazeta Demos9 gusht 2025 në 12:54
Zgjedhjet lokale, KQZ: Më 13 gusht përfundon afati për aplikim online për certifikimin e kandidatëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se më 13 gusht përfundon afati për aplikimin online për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor.

Ky afat për aplikim online është hapur që nga data 26 qershor.

“Me qëllim të lehtësimit të aplikimit, KQZ ka funksionalizuar platformën elektronike https://apliko.kqz-ks.org , e cila do t’iu shërbejë subjekteve politike për të paraqitur aplikimin e tyre online,” thuhet në njoftim.

KQZ-ja ka sqaruar edhe hapat që duhet të ndiqen për aplikim:

“Hapi i parë: Përfaqësuesi i autorizuar i subjektit politik (iniciativës qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të plotësojë online të dhënat që kërkohen në platformën: https://apliko.kqz-ks.org . Partive politike të regjistruara dhe koalicioneve, u janë krijuar dhe dërguar ‘userët’ dhe prej tyre nuk kërkohet të ndjekin këtë hap.

Hapi i dytë: Pas aplikimit, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) do të shqyrtojë dhe do të miratojë ose jo aplikimin fillestar. Pas vërtetimit të aplikimit, ZRCKFSP do t’i përcjellë përmes e-mailit përfaqësuesit të autorizuar kredencialet për t’u qasur në platformën online dhe për të paraqitur aplikimin.”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Më shumë nga Lajme

  • 10:22Rama nis përgatitjet për festat e fundvitit, thotë se sheshi “Xhorxh Bush” do të ishte përfunduar pa bllokadat e Qeverisë
  • 10:18Rrahja mes katër personave dje në Vushtrri, Policia jep detaje: Dy të arrestuar, dy janë larguar në drejtim të panjohur
  • 10:02Hoti – Osmanit: Kur të mbaron turizmi politik – mbetesh në rrugë i frustruar e nervozuar deri në ofertën e radhës
  • 09:39Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve
  • 09:29Ndihmëssekretari amerikan takon përfaqësuesit e Listës Studentore, u përcjell edhe një porosi për Dialogun Strategjik