Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zgjedhjet e reja, KQZ gati: Sfidë, por do t’i ndërmarrin të gjitha veprimet për mbajtjen e tyre

GD
Gazeta Demos20 nëntor 2025 në 11:23
Zgjedhjet e reja, KQZ gati: Sfidë, por do t’i ndërmarrin të gjitha veprimet për mbajtjen e tyre

Liderët partiakë sot kanë qenë të presidentja Osmani, ku kanë diskutuar për datën e zgjedhjeve meqë edhe Konjufca dje dështoi ta krijojë qeverinë. Sipas deklarimeve, dy datat e mundshme janë 21 ose 28 dhjetor- “opozita” ka propozuar 21 dhjetorin, ndërsa VV preferon 28 dhjetorin.

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë se organizimi i një procesi të ri zgjedhor brenda një periudhe të shkurtë është sfidë për KQZ’në.

Ai përmendi që ende nuk është përmbyllur administrimi i zgjedhjeve lokale.

Elezi shton se KQZ do të veprojë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor si dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

“Organizimi edhe i një procesi të ri zgjedhor brenda një periudhe të shkurtër, sigurisht që përbën sfidë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe stafin e tij, veçanërisht për faktin se aktualisht jemi në fazën përmbyllëse të administrimit të zgjedhjeve lokale. Megjithatë, KQZ, si gjithmonë, do të veprojë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor si dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve të reja”, tha Elezi për Express.

Më shumë nga Lajme

  • 09:47Oda Amerikane mirëpret kompletimin e arkitekturës institucionale të Kosovës
  • 09:39Ja çfarë shkruajnë mediat zvicerane për Presidenten e re të Kosovës
  • 09:29Koci dorëzon në Kushtetuese procedurën për zgjedhjen e presidentes
  • 09:25Sadiku: Dje ishte dita më e rëndë e karrierës sime politike
  • 09:24Zgjedhja e presidentes, Hamza: Beteja për drejtësi të vazhdojë, çlirimtarët tanë s’do të jenë vetëm