Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zgjedhjet e 12 tetorit, KQZ fton diasporën në takime informuese nga 11 deri më 29 gusht

GD
Gazeta Demos8 gusht 2025 në 21:00
Zgjedhjet e 12 tetorit, KQZ fton diasporën në takime informuese nga 11 deri më 29 gusht

Duke filluar nga data 11 gusht dhe deri më 29 gusht 2025, gjatë ditëve të punës (e hënë – e premte), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mirëpresë në takime qytetarët nga diaspora që në këtë periudhë ndodhen në Kosovë.

Gjatë këtyre ditëve, nga ora 11:00 – 14:00, shtetasit e Kosovës që jetojnë në diasporë, mund të vizitojnë selinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe zyret e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për t’u informuar për procesin e Zgjedhjeve Lokale, me theks të veçantë për regjistrimin dhe votimin jashtë vendit.

KQZ njofton se është duke vazhduar periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Kjo periudhë, e cila ka filluar më 23 korrik, do të përfundojë më 29 gusht 2025.

Deri në përfundim të afatit, të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Aplikimi për regjistrim duhet të jetë individual dhe mund të bëhet:

1. përmes platformës elektronike të KQZ-së https://diaspora.kqz-ks.org ose

2. përmes postës duke dërguar aplikimin në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.

Për dallim nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, në Zgjedhjet Lokale votimi jashtë vendit realizohet vetëm përmes postës, pasi në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme përcaktohet se votimi në përfaqësi diplomatike nuk aplikohet në këtë lloj zgjedhjesh.

Periudha e votimit përmes postës do të fillojë më 17 shtator dhe do të përfundojë më 11 tetor 2025. Kjo periudhë do të vlejë vetëm për shtetasit që do të arrijnë të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së regjistrimit (23 korrik – 29 gusht 2025).

Selia qendrore e KQZ-së ndodhet në rrugën “Migjeni”, nr. 21, ndërkaq, adresat e 38 Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve mund t’i gjeni këtu: https://kqz-ks.org/adresat-e-zyrtareve-komunal/

Më shumë nga Lajme

  • 21:09Situata me zjarret në Shqipëri, 13 vatra në 24 orë, 7 prej tyre ende aktive
  • 20:58KEK zbulon detajet e kontratës me Maqedoninë e Veriut: Qymyri shitet për 73.2 milionë euro
  • 20:58Mësimi shqip në mërgatë, lidhje mes gjuhës dhe identitetit kombëtar
  • 20:47Mbingarkohet Emergjenca, mbi 1 mijë pacientë në vikend
  • 20:47Shqetësimi i Sindikalistëve: Rriten vdekjet e punëtorëve në KEK