Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zgjedhjet e 12 tetorit: 9 ditë deri në përfundimin e afatit për aplikim online për certifikimin e subjekteve dhe kandidatëve

GD
Gazeta Demos5 gusht 2025 në 10:17
Zgjedhjet e 12 tetorit: 9 ditë deri në përfundimin e afatit për aplikim online për certifikimin e subjekteve dhe kandidatëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha për aplikimin e subjekteve politike për certifikim dhe për dorëzimin e listës së kandiatëve për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Kjo periudhë, e cila ka filluar më 26 qershor, do të përfundojë më 13 gusht 2025.

Me qëllim të lehtësimit të aplikimit, KQZ ka funksionalizuar platformën elektronike https://apliko.kqz-ks.org, e cila do t’iu shërbejë subjekteve politike për të paraqitur aplikimin e tyre online.

Hapi i parë: Përfaqësuesi i autorizuar i subjektit politik (iniciativës qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të plotësojë online të dhënat që kërkohen në platformën: https://apliko.kqz-ks.org. Partive politike të regjistruara dhe koalicioneve, u janë krijuar dhe dërguar ‘userët’ dhe prej tyre nuk kërkohet të ndjekin këtë hap.

Hapi i dytë: Pas aplikimit, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) do të shqyrtojë dhe do të miratojë ose jo aplikimin fillestar. Pas vërtetimit të aplikimit, ZRCKFSP, do t’i përcjellë përmes e-mailit përfaqësuesit të autorizuar kredencialet për t’u qasur në platformën online dhe për të paraqitur aplikimin.

Informacione shtesë: Për më shumë informacione, dokumentacionin dhe kushtet që kërkohen të plotësohen për aplikim, mund të kontatoni Zyrën përmes e-mailit zyra.kqz@kqz-ks.org apo përmes telefonit +383 38 200 81 010, i qasshëm nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

apliko.kqz-ks.org

Më shumë nga Lajme

  • 15:48‘‘Favore’’, ‘‘Keqpërdorim fondesh’’, ‘‘Hajni’’ – Për çka e akuzoi dje Nasim Haradinaj OVL’në dhe kryetarin e saj Hysni Gucati
  • 15:26Specialja cakton datat e fjalëve përfundimtare në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, seancat nisin më 10 shtator
  • 15:25Gjest i mirë në Prizren: Nxënësja gjen kuletën me para e dokumente dhe ia dorëzon policisë
  • 15:17Nesër në Kalludër kujtohen të zhdukurit, institucionet vizitojnë varrin masiv
  • 15:06Prokuroria jep detaje për vrasjen e gruas në Prizren: 81-vjeçari ia përplasi kokën për toke, tentoi t’i fshijë gjurmët