Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zgjedhjet, Costa mesazh liderëve politik: BE mund ta mbështesë Kosovën, por jo t’i kryejë detyrat e saj

GD
Gazeta Demos3 qershor 2026 në 16:44
Zgjedhjet, Costa mesazh liderëve politik: BE mund ta mbështesë Kosovën, por jo t’i kryejë detyrat e saj

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa në konferencën për media ka dërguar një mesazh për liderët politik me të cilët është takuar sot, duke theksuar se partneriteti me Bashkimin Evropian shoqërohet me përgjegjësi dhe angazhim konkret për reforma.

Duke iu referuar zhvillimeve politike në vend, Costa tha se Kosova po shkon drejt zgjedhjeve këtë fundjavë dhe deklaroi se Bashkimi Evropian mund ta mbështesë Kosovën, por nuk mund t’i kryejë detyrat e saj.

“Kosova po shkon në zgjedhje këtë fundjavë dhe mesazhi im për të gjithë liderët politik me të cilët u takova sot ishte i thjeshtë, partneriteti vije me përgjegjësi. Bashkimi Evropian mund ta mbështesë Kosovën, por nuk mund t’i kryjë detyrat e saj, në vend të saj”, u shpreh ai.

Ai theksoi se Kosova ka nevojë për institucione të forta, të qëndrueshme dhe funksionale, të afta për të zbatuar reforma dhe për të përfituar nga mundësitë që ofron Bashkimi Evropian.

“Kosova ka nevojë për institucione të forta, të qëndrueshme dhe funksionale, të afta për të realizuar reforma dhe për të shfrytëzuar mundësitë që ofron Bashkimi Evropian”, tha Costa.

Sipas presidentit të Këshillit Evropian, integrimi evropian duhet të jetë prioritet i përbashkët i të gjithë akterëve politik, siç u shpreh, pavarësisht dallimeve dhe përçarjeve politike.

“Në takimet e mia të sot kam inkurajuar të gjithë akterët politik që ta bëjnë integrimin evropian prioritet, përtej ndarjeve, e përçarjeve politike dhe të punojnë së bashku drejt këtij objektivi të përbashkët”, deklaroi ai.

Antonio Costa

Më shumë nga Lajme

  • 12:44Çitaku i reagon Kurtit: Albin, mjaft – konstituoje Kuvendin dhe lëre Kosovën të ecë përpara
  • 12:44Ndërprerja e seancës, Gjini: Ky është kulmi i paftyrësisë
  • 12:42IKD: Ndërprerja e seancës cenon Kushtetutën, s’arsyetohet me mungesën e marrëveshjes
  • 12:41A lejohet shtyrja e seancës konstituive? Tregon ish-gjyqtari i Kushtetueses
  • 12:40KRU Prishtina njofton se sot do të ketë intervenime në shtatë rrugë të kryeqytetit