Kuvendi i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të mbahet më 7 qershor të këtij viti, ku do të zgjidhet kryetari i ri i partisë.
Kështu u bë e ditur në njoftimin zyrtar të subjektit politik, ku po ashtu u theksua se kuvendet e nëndegëve do mbahen nga 20 shkurti deri më 31 mars 2026
“Në përputhje të plotë me Statutin e partisë, fillimisht anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm votuan në mënyrë unanime për formimin e Komisionit për Përzgjedhjen e Kandidatëve dhe Nominime, Komisionit Statutar, Komisionit të Etikës, si dhe për plotësim-ndryshimin e Rregullores për Zgjedhjet në AAK. Në vijim të takimit u votua edhe për formimin e Komisionit për Organizimin dhe Koordinimin e Zgjedhjeve të Brendshme, duke i hapur rrugë shpalljes zyrtare të procesit zgjedhor brenda Aleancës”, thuhet në njoftim.
