Zëvendësministri në detyrë i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Ali Dula, bëri një veprim qesharak para dy ditësh, në prag të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Ministria në fjalë kishte njoftuar se numri dy i saj kishte vizituar ministrinë “për të njoftuar nga afër stafin”, shkruan Insajderi.

“Sot më datë 15.05.2026, Zëvendësministri i parë në detyrë në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal z.Ali Dula, i shoqëruar nga U.D. Sekretari i Përgjithshëm i MZHR-së z.Ylber Çitaku, realizoi një vizitë zyrtare në ambientet e ministrisë”, thuhet në komunikatën e para dy ditëve.