Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zeneli: Interesimi për librin nuk është venitur, ka ndryshuar vetëm mënyra e qasjes te lexuesi

GD
Gazeta Demos19 qershor 2026 në 21:27
Zeneli: Interesimi për librin nuk është venitur, ka ndryshuar vetëm mënyra e qasjes te lexuesi

Kryetari i Shoqatës së Botuesve dhe organizator i Panairit të Librit, Edon Zeneli, ka vlerësuar se interesimi për librin në Kosovë nuk është venitur, ndonëse sipas tij mënyrat për të arritur te libri kanë ndryshuar me kalimin e kohës.

Zeneli në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, tha se bazuar në përvojën e tij shumëvjeçare në këtë fushë, trendi i shitjes së librave është pozitiv edhe pse mungojnë statistika zyrtare në nivel shtetëror.

“Interesimi për librin nuk është venitur asnjëherë, por mbase kanë ndryshuar formatet për të arritur deri te libri. Jam aktiv në këtë fushë prej vitit 2007-2008 dhe, nga përshtypja ime personale, mund të them se trendi është pozitiv. Fatkeqësisht nuk kemi të dhëna në nivel shtetëror për ta matur këtë”, tha Zeneli.

Ai theksoi se, ndonëse nuk mund të përcillet në tërësi zinxhiri i leximit, një gjë është e qartë se libri vazhdon të blihet.

“Libraritë konkurrojnë me fusha të tjera si dyqanet e rrobave dhe kafenetë, megjithatë arrijmë t’i mbajmë libraritë në vendet kryesore në Prishtinë, në qendrat tregtare dhe lokacione të tjera. Së shpejti do të hapet edhe një librari në Prizren. Që i bie se nëse në anën tjetër, ne nuk do të takoheshim me lexuesin që vjen si kërkesë dhe blen librin kjo nuk do të funksiononte”, tha më tej Zeneli

Librat

Më shumë nga Lajme

  • 23:46Agon Maliqi: Mos u nxitoni, normale që Presidentja të trashëgojë staf, s’mund të punojë fikall vetë
  • 23:41Vonesat në formimin e institucioneve, a është i nevojshëm ndryshimi i Kushtetutës?
  • 23:15A duhet ta lani fytyrën me ujë të ngrohtë apo të ftohtë?
  • 22:55Syla: PSD, LDK e këta që kanë qenë në VV po tentojnë ta rigjejnë vetën politikisht
  • 22:47Shqiptarja 60-vjeçare në Zvicër nuk pret zjarrfikësit, merr kovat dhe shuan zjarrin