Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk po shfaq gatishmëri për një marrëveshje politike, pasi synon të mbajë në kontroll edhe Qeverinë, edhe kryetarin e Kuvendit me numrin aktual të votave.

“Veç të merren vesh për marrëveshje politike, çështja e kafesë do të ishte më e lehtë. Ata e kanë prepozicionet politike, për kryetarin e kuvendit siç është thënë edhe nga Limaj dhe Kurti, çështja ka të bëjë me pozitën e ofruar ose të mos ofruar për të siguruar votat. VV nuk do marrëveshje politike, siç duket do me këtë numër të votave të ketë edhe kryetarin kuvendit edhe qeverinë e Kosovës. Për neve është kushtetuese nëse e mundëson koha ose nëse zgjidhet ngërçi, ne nuk preferojmë dy palë zgjedhje, nuk ju konvenojnë as qytetarëve dhe mund të ketë keqpërdorime dhe abuzime të mëdha”, u shpreh Zemaj.