Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zeka: Trendafilova me mbajtje të konferencave po bën nxitje të urrejtjes

GD
Gazeta Demos16 korrik 2025 në 18:38
Zeka: Trendafilova me mbajtje të konferencave po bën nxitje të urrejtjes

Gazetari Milaim Zeka ka pohuar se e dinte vendimin që do të merret Gjykata Speciale për të rrëzuar mocionin e mbrojtjes në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Ai ka theksuar se kjo ishte e pritshme pasi kjo gjykatë, siç tha ai, nuk e kishte lejuar Thaçin të jetë në varrimin e babait të tij, si dhe Jakup Krasniqin në varrimin e të afërmve, por edhe Nasim Haradinajn në varrimin e vëllait të tij.

Ndër tjera, Zeka theksoi se kryetarja e Speciales, Ekaterina Trendafilova, me vizitat e saja në Kosovë nxit urrejtje dhe trazira.

“Mbi bazën e veprimeve të kësaj gjykate, unë kam ardhur në atë përfundim. Kryetarja e Gjykatës, Ekaterina Trendafilova, vjen këtu takon politikanë, mban konferenca të shtypit. A ke parë në ndonjë vend evropian që kryetarja e Gjykatës del dhe mban konferenc për shtyp? I provokon njerëzit, ajo nuk do të mendoj se duke ardhë në mes të Prishtinës, duke mbajt konferenca për shtyp ajo ka bërë një nxitje të urrejtjes, për të bërë poena rreth vetes dhe t’i thotë trupit gjykues: ‘A po i sheh ata talibanët e Kosovës si ma rrethuan hotelin? Kanë dashtë të më vrajnë’”.

“Absolut, po vjen këtu për trazira dhe eskalim të situatës. Ajo vetëm ka ardhur për të provokuar. Dhe kë të provokojë Oranizatën e Veteranëve të Luftës të UÇK-së e cila kurrë nuk ka pasë përkujdesje nga qeveritë tona, e cila do të duhej me organizu protesta vetëm para Qeverisë dhe Kuvendit, por kurrë përpara kryetares së Gjykatës Speciale”, ka thënë Zeka.

milaim zeka

Më shumë nga Lajme

  • 22:08Numërimi mbrapsht nis edhe në Hagë, edhe pak orë deri te verdikti për krerët e UÇK’së
  • 22:00Sali Berisha: Nesër kthehen kryelart heronjtë e Kosovës
  • 21:56Pamjet e fundit nga Haga, qindra shqiptarë me flamuj e simbole të UÇK në pritje të verdiktit për krerët e UÇK
  • 21:23Nata në qeli para vendimit, Limaj: Përgatitesh për ma të keqen
  • 21:11“Mërgata është pranë Kosovës, ish çlirimtarët s’janë vetëm”, Tasholli: Qindra shqiptarë kanë ardhur nga vendet e Europës