Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zejnullah Gashi Kryeprokuror i ri i Shtetit, KPK: Do të ketë mandat 7-vjeçar

GD
Gazeta Demos14 korrik 2026 në 17:28
Zejnullah Gashi Kryeprokuror i ri i Shtetit, KPK: Do të ketë mandat 7-vjeçar

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka njoftuar se ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka dekretuar Zejnulla Gashin në detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Sipas KPK-së, dekretimi është bërë pas propozimit të Këshillit, në përfundim të procedurës së vlerësimit dhe votimit.

Gashi do ta udhëheqë institucionin e Prokurorit të Shtetit për një mandat shtatëvjeçar. KPK i ka uruar atij suksese në detyrë, duke shprehur besimin se do të kontribuojë në forcimin e integritetit, transparencës dhe besimit në sistemin prokurorial.

Deklarata e ministres serbe, Çitaku: Ideologjia që prodhoi gjenocid s’është mposhtur, zërat që glorifikojnë krimet janë në institucione

Postimi:

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, dekreton Zejnullah Gashin në detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit

Prishtinë, 14 korrik 2026 – Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e Saj, znj. Albulena Haxhiu, ka dekretuar sot z. Zejnullah Gashi në detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, duke përmbyllur procedurën kushtetuese dhe ligjore të emërimit të tij në krye të sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës.

Dekretimi i Kryeprokurorit të Shtetit vjen pas propozimit të bërë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, i cili, në mbështetje të dispozitave kushtetuese dhe ligjore, e kishte nominuar z. Zejnullah Gashi për këtë funksion pas përfundimit të procedurës së vlerësimit dhe votimit.

Kryeprokurori i sapodekretuar do të udhëheqë institucionin Prokurorinë e Shtetit për një mandat shtatë (7) vjeçar, duke marrë përgjegjësinë për forcimin e sundimit të ligjit, avancimin e efikasitetit dhe profesionalizmit të sistemit prokurorial, si dhe garantimin e ushtrimit të pavarur, të paanshëm dhe të përgjegjshëm të funksionit prokurorial, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Këshilli Prokurorial i Kosovës i uron z. Zejnullah Gashi suksese në ushtrimin e mandatit të tij si Kryeprokuror i Shtetit, duke shprehur besimin se, përmes bashkëpunimit institucional dhe angazhimit profesional, do të vazhdojë fuqizimi i integritetit, transparencës dhe besimit të qytetarëve në sistemin prokurorial.

zejnullah gashi

Më shumë nga Lajme

  • 08:25Sot bëhen 28 vite që prej vrasjes së kolonelit Ahmet Krasniqi
  • 08:25Arifi: Rusia, Serbia e të gjitha vendet që kanë “problem” me shtetin e Kosovës, do ta përdorin aktgjykimin e Speciales
  • 08:24‘’Jo në emrin tim’’, sonte nata e 6-të e protestës
  • 08:14A mund të goditet pavarësia e Kosovës pas vendimit në Hagë? Hoxhaj: Caku i radhës do të jetë shteti i Kosovës
  • 08:14Studentët marshojnë sot në Prishtinë kundër aktgjykimit të Speciales