Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zbardhen detaje të reja: Nipi i Ganimete Abazit u vra në Londër

GD
Gazeta Demos17 shkurt 2026 në 18:50
Zbardhen detaje të reja: Nipi i Ganimete Abazit u vra në Londër

Mediumi i njohur britanik BBC, ka shkruar për një ngjarje tragjike e cila ka ndodhur të dielen në Londër, ku një i ri shqiptar u ther për vdekje.

22 vjeçari Lorik Abazi, rezulton të jetë nipi i këngëtarës së njohur kosovare Ganimete Abazi-Ganja, për vdekjen e të cilit ajo njoftoi mbrëmë.

Detaje tragjike janë zbuluar sot, ku i riu ishte gjetur i plagosur në Hesterman Way, të dielën dhe, pavarësisht përpjekjeve mjekësore, vdiq në spital.Pas ngjarjes, dy vajza, të dyja 25 vjeçare, dhe një djalë 28 vjeçar u arrestuan si të dyshuar për vrasje.

Njëra nga vajzat u lirua me kusht, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Kryeinspektori Nick Blackburn ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen e Lorikut, duke thënë:“Mendimet e mia janë me familjen dhe të dashurit e Lorikut, të cilët kanë pësuar një humbje të paimagjinueshme.”

Tutje në artikullin e BBC-së, shkruan se familja e tashmë të ndjerit e ka shpërndarë një deklaratë prekëse, duke përshkruar të riun si “një person të kujdesshëm, të zgjuar, me një sens të bukur humori dhe me një të ardhme të ndritur përpara, por që iu pre në mes”.

vdekje

Më shumë nga Lajme

  • 08:33Kolona në kufi, kjo është gjendja në pikat kufitare
  • 08:09KEDS njofton: Këto vende do të mbesin pa rrymë sot
  • 08:06Kuvendi mblidhet sërish sot në 11:00
  • 08:00Temperatura deri në 34°C dhe stuhi lokale, ky është parashikimi i motit
  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat