Ish-kryeprokurori i Task Forcës Speciale Hetimore, Clint Williamson, ka deklaruar se pret që puna kryesore e Dhomave të Specializuara të Kosovës të përfundojë me aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Në një intervistë për BIRN, Williamson tha se nuk pret vazhdimësi të hetimeve për raste të tjera të mëdha.
“Do të isha shumë i surprizuar nëse ka një vazhdimësi të hetimeve”, tha Williamson.
Ai theksoi se mbeten disa çështje dytësore që lidhen me frikësimin e dëshmitarëve dhe çështje të tjera që po trajtohen nga gjykata.

