Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Vuçiq: Shefi i ushtrisë serbe dhe komandanti i KFOR-it patën bisedën më të keqe deri më tani

GD
Gazeta Demos12 gusht 2026 në 10:06
Vuçiq: Shefi i ushtrisë serbe dhe komandanti i KFOR-it patën bisedën më të keqe deri më tani

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsilloviq, ka zhvilluar një bisedë me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash, të cilën e ka cilësuar si “bisedën më të keqe” që Mojsilloviqi ka pasur me të deri më tani.

Ai i bëri këto komente kur u pyet nëse kishte biseduar me gjeneralin Mojsilloviq pas takimit të tij me komandantin e KFOR-it. Vuçiqi kishte njoftuar të hënën se Mojsilloviqi do të diskutonte me Ulutashin për vendimin e KFOR-it për të reduktuar praninë e përhershme në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

“Mojsilloviqi ka biseduar me njerëzit e KFOR-it, me komandantin Ulutash, një turk, i cili tha: ‘Nuk ka problem, Policia e ashtuquajtur e Kosovës do të punojë së bashku me ne…’. Vërtet, nuk ka problem? Mirë, tani e kuptojmë pse bëtë gjithçka që bëtë në vitin 1999. E kuptojmë gjithçka dhe nuk ka ndonjë filozofi të madhe, gjithçka është në rregull”, ka thënë Vuçiq.

Sipas tij, nga kjo bisedë, Serbia tashmë e di “me kë ka të bëjë”.

“Thjesht ndaloni së pretenduari se jeni aty për ndonjë lloj dialogu apo për çfarëdo tjetër, sepse nuk jeni në favor të dialogut”, shtoi presidenti serb, raporton RTRS.

Vuçiq komentoi edhe reagimet e Komisionit Evropian lidhur me deklaratat e tij për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër.

“Gjithçka u bë që ne ta përmbushnim, që ata ta përmbushnin atë obligim. Ata nuk e përmbushën dhe as që u shkon mendja ta përmbushin. Dhe thonë se nuk u shkon mendja ta bëjnë. Ndërkohë, ju u jepni gjithçka tjetër vetëm sepse dëshironi ta largoni dhe dëboni Serbinë nga Kosova”, ka thënë Vuçiq.

Të hënën, KFOR-i njoftoi se ka nisur procesin gradual të tërheqjes së pranisë së përhershme nga ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Aty tash shihen edhe automjete të Policisë së Kosovës.

kfor-itvuçiqtani

Të ngjashme

Komandanti i KFOR-it takon gjeneralin e Forcave të Armatosura të Letonisë

Komandanti i KFOR-it takon gjeneralin e Forcave të Armatosura të Letonisë

09:56
Vergori dhe ambasadorja zvicerane diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Vergori dhe ambasadorja zvicerane diskutojnë për sigurinë në Kosovë

19:44

Më shumë nga Lajme

  • 15:20Limaj: Në Hagë nuk dallohej kush ishte prokuror e kush gjyqtar
  • 15:00Kamberi: Presim nga pushteti i ri t’i japë fund praktikës së injorimit të problemeve të shqiptarëve
  • 14:59Lirohet pronari i lopës që hyri në oborrin e Gjykatës në Graçanicë
  • 14:36Rama: Në 2027 nis përgatitja e traktatit të anëtarësimit në BE
  • 13:59Ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje të Prishtinës