Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vuçiq: Sanksionet e SHBA-së ndaj NIS-it do të hyjnë në fuqi më 1 tetor

GD
Gazeta Demos25 shtator 2025 në 22:43
Vuçiq: Sanksionet e SHBA-së ndaj NIS-it do të hyjnë në fuqi më 1 tetor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi më 25 shtator se Shtetet e Bashkuara i kanë shtyrë sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) vetëm edhe për katër ditë, kështu që, ato do të hyjnë në fuqi më 1 tetor.

SHBA e ka futur kompaninë më të madhe të naftës në Serbi në listën e sanksioneve më 10 janar, për shkak të të ashtuquajturit “rrezik sekondar”, për shkak se shumica e pronësisë së saj është ruse.

Sanksionet amerikane janë vendosur për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Sanksionet ndaj NIS-it deri më tani janë shtyrë gjashtë herë, dhe hera e fundit ishte deri më 26 shtator.

Autoritetet në Serbi, ndërkohë kanë zhvilluar negociata me palën ruse dhe atë amerikane.

“Ne kemi qenë jashtëzakonisht korrektë ndaj partnerëve rusë dhe partnerëve amerikanë, dhe do të përpiqemi të vazhdojmë të jemi korrektë, por njerëzit duhet të dinë se do të duhet të paguajmë një çmim jashtëzakonisht të lartë”, tha Vuçiq gjatë një deklarimi për mediat serbe në Nju Jork, ku merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Udhëheqësi serb theksoi Serbia është “dëm kolateral i marrëdhënieve midis amerikanëve dhe rusëve”.

“Sigurisht na pret një kohë e vështirë dhe një dimër i ashpër”, tha ai.

Ndërkohë, struktura e pronësisë së NIS-it është ndryshuar disa herë. Kompania ruse Gazprom është larguar nga pronësia e NIS-it në shtator, dhe një nga pronarët e rëndësishëm u bë një tjetër kompani e menaxhuar nga Gazpromo, kompania Intelidzhens nga Shën Petersburgu.

Shoqëria aksionare Intelidzhens u bë pronare e 11.3% të aksioneve të kompanisë, sipas të dhënave të publikuara në faqen e Bursës së Beogradit më 21 shtator.

Pjesa më e madhe e pronësisë së NIS-it vazhdon të mbahet nga Gazprom Neft, filial i Gazpromit (44.9%), ndërsa shteti i Serbisë ka 29.9%. Pjesa tjetër i takon aksionarëve të vegjël.

Në janar, Vuçiq e hodhi poshtë mundësinë e nacionalizimit të NIS-it, duke shtuar se Serbia “nuk do të marrë pjesë në konfiskimin e pronës ruse”.

Përfaqësuesit e NIS-it njoftuan në gusht se kompania kishte përfunduar gjysmën e parë të vitit me humbje prej 30 milionë eurosh, ndër të tjera për shkak të sanksioneve të SHBA-së, por edhe për shkak të rënies së çmimit të naftës në tregun botëror.

NIS është, gjithashtu, e vetmja kompani në Serbi që merret me kërkimin, prodhimin dhe përpunimin e naftës dhe prodhimin e gazit natyror. Deri në vitin 2008 ishte kryesisht në pronësi të shtetit, kur Serbia shiti 51% të aksioneve të NIS-it te Gazprom Neft për 400 milionë euro.

Më shumë nga Lajme

  • 13:26Akuzat e VV-së për transfere bankare në Britani, deklarohet Përparim Rama
  • 13:21Tragjedi në familjen shqiptare në ShBA: Tre fëmijë vdesin nga zjarri që kaploi shtëpinë e tyre
  • 13:15ILMI RAMADANI – NJERIU QË LIGJËRONTE ME HESHTJE
  • 12:57Kosova renditet ndër vendet me përdorimin më të lartë të internetit për TV e video online në Ballkan
  • 12:44Vuçiq pretendon se tashmë ka çuar fjalë te amerikanët për çështjen e Urës së Ibrit