Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vuçiq kundërshton lëvizjen e KFOR-it në urën e Ibrit: Do të bisedoj me shefin e Ushtrisë serbe

GD
Gazeta Demos11 gusht 2026 në 13:31
Vuçiq kundërshton lëvizjen e KFOR-it në urën e Ibrit: Do të bisedoj me shefin e Ushtrisë serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kundërshtuar paralajmërimin për tërheqjen e personelit të KFOR-it nga ura mbi lumin Ibër, që lidh Mitrovicën e Veriut me atë të Jugut, duke përsëritur një varg pretendimesh të pabazuara dhe retorikën e njohur të Beogradit kundër institucioneve të Kosovës.

Vuçiq ka deklaruar se për këtë çështje do të bisedojë me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsilloviq, ndërsa ka pretenduar se reagimi i Beogradit ka ardhur pasi, sipas tij, KFOR-i kishte planifikuar ta hapte urën mbi Ibër për qarkullim.

Duke folur për Radio-Televizionin e Serbisë (RTS), Vuçiq të hënën tha se zhvillimet e fundit nuk janë të papritura për të, duke pretenduar se Kosova dhe pjesëtarë të bashkësisë ndërkombëtare do të vazhdojnë atë që ai e cilësoi si “lojën e tyre”, transmeton KosovaPress.

“Ai (Mojsilloviq) sot, supozoj, ka biseduar me komandantin e KFOR-it për gjëra të tjera, sepse ata donin ta lëshonin në qarkullim urën mbi Ibër në Mitrovicë, ndaj për këtë pasoi ndërhyrja jonë se një gjë e tillë nuk duhet të lejohet”, ka thënë Vuçiq.

Presidenti serb më pas ka përsëritur pretendimet e vazhdueshme të Beogradit për gjendjen e serbëve në Kosovë, duke akuzuar pa asnjë fakt institucionet e Kosovës për, siç pretendon ai, maltretime, arrestime dhe dhunë ndaj tyre.

Këto deklarata të Vuçiqit vijnë në vazhdën e retorikës së përsëritur të zyrtarëve të Serbisë, të cilët në mënyrë të vazhdueshme i akuzojnë institucionet e Kosovës për shkelje ndaj komunitetit serb, ndërsa zhvillimet në veri të vendit i paraqesin përmes narrativës politike të Beogradit.

“Ne jemi atje në një situatë jashtëzakonisht të vështirë: ata nuk merren me sigurinë e serbëve, serbët atje i maltretojnë, i rrahin, i arrestojnë çdo ditë, nuk u bëhet vonë fare për ta”, ka pretenduar Vuçiq.

Ai ka thënë se Beogradi duhet të jetë “i durueshëm, mjaft i mençur dhe përgjegjës”, duke shtuar se Serbia duhet të fokusohet në mbështetjen e serbëve në Kosovë.

Vuçiq ka folur edhe për deklaratat skadaloze të tij të mëhershme lidhur me mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër. Ai ka pretenduar se kjo është çështje e brendshme e Serbisë dhe ka vënë në pikëpyetje përfshirjen e Shqipërisë në reagimet për këtë çështje, duke mos përmendur sesi minsitri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq ka akuzuar Tiranën për gjoja “pretendimin e saj për Shqipëri të Madhe”.

Këto deklarata të Gjuriqit nxitën reagime në Shqipëri, ku kryeminsitri shqiptar, Edi Rama tha se territori dhe burimet e Kosovës nuk janë të Serbisë. Teksa bëri të qartë se nuk ka nevojë për një ‘Shqipëri të Madhe’ për të qëndruar me Kosovën.

“Nuk e di çfarë lidhje ka kjo me Shqipërinë. Çfarë lidhje ka Ibri me Shqipërinë? Kjo është çështje e jona e brendshme”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, Serbia do të thërrasë një grup punues për të shqyrtuar problemet që, sipas pretendimeve të tij, ekzistojnë rreth zonës së Ribariqit dhe pjesëve të tjera të rrjedhës së Ibrit./Kosovapress

vuçiqkfor-iturën

Të ngjashme

Kur hiqen barrikadat dhe kur do të qarkullojnë veturat në Urën e Ibrit, Sveçla flet për koordinim me KFOR, pret lajme të mira

Kur hiqen barrikadat dhe kur do të qarkullojnë veturat në Urën e Ibrit, Sveçla flet për koordinim me KFOR, pret lajme të mira

22:55
Nis integrimi i Policisë së Kosovës “në arkitekturën e sigurisë” së Manastirit të Deçanit, KFOR: Proces i koordinuar

Nis integrimi i Policisë së Kosovës “në arkitekturën e sigurisë” së Manastirit të Deçanit, KFOR: Proces i koordinuar

13:32
Vuçiq thotë se ka ftuar ekspertë për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër

Vuçiq thotë se ka ftuar ekspertë për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër

16:25
Vuçiq i rikthehet idesë së çmendur për Ujmanin: Po e shqyrtojmë ndryshimin e rrjedhës së Ibrit

Vuçiq i rikthehet idesë së çmendur për Ujmanin: Po e shqyrtojmë ndryshimin e rrjedhës së Ibrit

13:36

Më shumë nga Lajme

  • 14:49Detaje se si polici i Shtimes zbriti në bunar dhe shpëtoi 72-vjeçarin
  • 14:46Zjarr i madh në Sllatinë, flakët përfshijnë deponinë e gomave (VIDEO)
  • 14:43Aksion në Mitrovicë për lirimin e pronës komunale, hiqen reklamat e kundërligjshme dhe uzurpimet
  • 14:37Në hetim rrjeti shqiptar në Spanjë – sekuestrohen 21 tonë kokainë dhe 1 milionë euro cash
  • 14:36Trepça ndërpret marrëdhënien e punës me dy punëtorë, katër të tjerë ndëshkohen me masa disiplinore