Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vrasjet e fundit – Policia me aksion për sekuestrimin e armëve në tri lokacione

GD
Gazeta Demos13 gusht 2025 në 14:51
Vrasjet e fundit – Policia me aksion për sekuestrimin e armëve në tri lokacione

Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në tri lokacione në Klinë dhe një në Prishtinë, ku janë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar një sasi armësh dhe municioni.

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Komunikata:

Prishtinë, më 13 gusht 2025

Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë e mbështetur edhe nga njësitë tjera policore, me datën 13.08.2025 ka realizuar urdhëresën e gjykatës kompetente, ku janë kontrolluar tri lokacione në Klinë dhe një lokacion në Prishtinë.

Lidhur me rastin në polici janë shoqëruar tre (3) persona të dyshuar, mbi dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’.

Gjatë kontrollit të realizuar si dëshmi materiale janë sekuestruar:

1. Një armë e gjatë snajper, 2. Dy karikatorë me 40 fishekë të armës, 3. Një pistoletë me një karikator dhe 8 fishekë, 4. Një pistoletë me dy karikatorë dhe 4 fishekë, 5. Një pistoletë me një karikator dhe 14 fishekë, 6. Një pistoletë me një karikator dhe 52 fishekë, 7. Një pushkë ajrore me 5 fishekë, 8. 14 fishekë të pistoletës me gas, 9. Një pushkë gjuetie, 10. Një automatik AK-47 me dy karikatorë, 11. Tre telefona mobile, 12. Një thikë, 13. Një shpatë e arteve marciale, 14. Një antiplumb.

Disa nga dëshmitë janë me leje dhe janë sekuestruar me qëllim të verifikimit dhe procedurave të mëtutjeshme.

Në konsultim me prokurorin kompetent është inicuar rast për veprën penale Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse, ndërsa njëri nga të dyshuarit pas intervistimit është ndaluar për 48 orë dhe dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Edhe në raporton 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për 12 armë dhe municion të konfiskuar.

Më shumë nga Lajme

  • 23:49Endrit Thaçi publikon foton e Vedat Muriqit me mesazhin për çlirimtarët: Krejt Kosova UÇK!
  • 23:37Kurti pas fitores së Kosovës: Lojë e shkëlqyeshme sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”
  • 23:27Vedat Muriqi festoi golin me mesazhin “Jo në emrin tim”, reagon djali i Jakup Krasniqit
  • 22:57Rama reagon pas arrestit shtëpiak ndaj Vlora Hysenit: Askush nuk është mbi ligjin
  • 22:48Tarifat dhe çmimet e ilaçeve, presidentja e Parlamentit Europian: Gjermania të negociojë me administratën Trump