Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vrasje në tentativë, Prokuroria e Gjakovës kërkon paraburgim ndaj të pandehurit

GD
Gazeta Demos15 shtator 2025 në 17:35
Vrasje në tentativë, Prokuroria e Gjakovës kërkon paraburgim ndaj të pandehurit

Prokuroria Themelore ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj V.K.

Bazuar në kërkesën e Prokurorisë, se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet V.K., më datë 14.09.2025 rreth orës 11:00, në rrugën “Washington” Gjakovë, saktësisht në pjesën e jashtme të kafiterisë “C.P.” me dashje ka tentuar të privoj nga jeta të dëmtuarin R.B., në atë mënyrë që ditën dhe momentin kritik i pandehuri pas një mosmarrëveshje me të dëmtuarin, me mjetë të mprehtë – thikë, që e posedonte me vete e sulmon të dëmtuarin duke e goditur tri herë në pjesët vitale të trupit, respektivisht dy herë në stomak dhe në dorë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara nga goditjet me thikë, i dëmtuari menjëherë dërgohet në emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë dhe më pas për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, dërgohet në QKUK për trajtim mjekësor.

Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale, vrasja në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.

I pandehuri që nga data 14 shtator 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur.

Gjakovevrasje

Më shumë nga Lajme

  • 08:21PDK një hap më afër ndryshimit të ligjit për Specialen, ja sa deputetë i duhen të pranishëm në sallë për miratim
  • 08:18Çitaku: UÇK është më e madhe se një qeveri e interes partiak, nder që na ra hise ta mbrojmë veprën e saj
  • 08:01KEDS njofton, këto vende do të mbesin pa rrymë - shkak punimet
  • 07:53Mot me diell, ky është parashikimi për sot
  • 23:50Vushtrri: Policia kap 4 të mitur për vjedhje, produktet do t'u kthehen pronarëve