Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Vrasje e rëndë”, ndalohet për 48-orë i dyshuari që vrau motrën dhe plagosi nënën në Klinë

GD
Gazeta Demos7 shtator 2026 në 16:43
“Vrasje e rëndë”, ndalohet për 48-orë i dyshuari që vrau motrën dhe plagosi nënën në Klinë

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, është deklaruar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi dje në fshatin Poterq i Epërm të Klinës.

Sipas Prokurorisë, një person është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Vrasje e rëndë” dhe “Vrasje e rëndë në tentativë”.

I dyshuari, i cili sipas Prokurorisë është në gjendje të paaftësisë mendore, dyshohet se ka sulmuar dy anëtare të familjes së tij.

Si pasojë e plagëve të marra, njëra prej viktimave ka humbur jetën, ndërsa tjetra është duke marrë trajtim mjekësor.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë. Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar në Gjykatën kompetente kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit. Prokuroria Themelore në Pejë është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftimin në Facebook

rëndëvrasjedyshuari

Të ngjashme

I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt kishte dosje të rëndë në Policinë e Kosovës

I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt kishte dosje të rëndë në Policinë e Kosovës

21:50
Shpallet në kërkim i dyshuari që ia mori jetën Arlinda Zekajt

Shpallet në kërkim i dyshuari që ia mori jetën Arlinda Zekajt

11:59

Më shumë nga Lajme

  • 08:28Kontrolli në veturën e 20-vjeçarit çon në ndalimin e tij nga policia në Shtime
  • 08:23Kamberi tregon çfarë pritet nga Lista Studentore në Serbi: A do ta ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës?
  • 08:16Peja në kujtim të Arlindës, letra e saj drejtuar institucioneve rikthehet në shesh
  • 08:14Ish-drejtori i Policisë për vr-sjen e Arlinda Zekajt: Institucionet e dinin rastin, duhet të japin llogari
  • 07:46Hoxha kritikon VV-në pas seancës për rastin e Arlindës: Më vjen turp për ministrat