Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ish-drejtori i Policisë për vr-sjen e Arlinda Zekajt: Institucionet e dinin rastin, duhet të japin llogari

GD
Gazeta Demos27 tetor 2026 në 08:14
Ish-drejtori i Policisë për vr-sjen e Arlinda Zekajt: Institucionet e dinin rastin, duhet të japin llogari

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, ka kërkuar hetim të thellë dhe përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke theksuar se institucionet përgjegjëse kishin pasur njohuri paraprake për problemet me të cilat përballej viktima.

Duke folur në Tëvë1, Maliqi ka vlerësuar se rasti nuk duhet të trajtohet vetëm përmes reagimeve pas tragjedisë, por duhet të shërbejë për një analizë të hollësishme të veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve që kishin për obligim ta mbronin jetën e saj.

Sipas tij, duhet të hetohet nëse ka pasur neglizhencë, mungesë profesionalizmi apo papërgjegjësi nga zyrtarët që janë marrë me rastin.

“Rasti i saj nuk ishte rast i panjohur, por ishte rast për të cilin organet dhe institucionet përgjegjëse kishin njohuri edhe më herët. Fillimisht, lidhur me problemet që kishte me bashkëshortin, ajo i ishte drejtuar edhe prokurorisë. Duhet të merren masa ndaj të gjithë atyre që e kanë neglizhuar rastin dhe nuk kanë ndërmarrë masat ligjore që i kanë pasur për obligim”, ka thënë Maliqi.

Ai ka theksuar se nuk mjafton që rasti të regjistrohet në kronikën e zezë dhe institucionet të reagojnë vetëm pasi të ndodhë tragjedia. Sipas tij, është e domosdoshme të shqyrtohet se cilat masa është dashur të ndërmerren dhe pse ato nuk janë zbatuar.

Maliqi ka vlerësuar se dorëheqjet e zyrtarëve përgjegjës mund të kishin efekt moral dhe institucional, por ka nënvizuar se përgjegjësia duhet të shoqërohet edhe me masa konkrete.

“Besoj se ky rast kërkon një analizë më të thellë të institucioneve përkatëse, të cilat e kanë obligim ta mbrojnë jetën e qytetarëve. Duhet të shqyrtohen masat që është dashur të ndërmerren dhe pse nuk janë marrë, si dhe të shihet nëse ka pasur neglizhencë, joprofesionalizëm apo mungesë përgjegjësie. Besoj se edhe dorëheqjet do ta kishin dhënë efektin e vet, sepse dorëheqja është akt fillimisht moral”, ka deklaruar ai.

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës ka thënë se, bazuar në informacionet e bëra publike deri më tani, ekzistojnë dyshime serioze për dështime institucionale në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt.

Ai ka kërkuar që institucionet kompetente të analizojnë veprimet e secilit zyrtar të përfshirë dhe të ndërmarrin masa ligjore e disiplinore nëse konstatohen shkelje.

“Nga ajo që po thuhet deri më tani, shihet se mund të ketë pasur dështim dhe neglizhencë institucionale, si dhe përgjegjësi për mbrojtjen e jetës së saj. Besoj se të gjitha këto do të analizohen dhe do të merren masa ndaj personave që kanë treguar neglizhencë ose e kanë anashkaluar rastin. Tash është koha që të veprohet dhe të zbardhen arsyet pse nuk është vepruar me kohë”, ka thënë Maliqi.

Ai ka theksuar se hetimi duhet të sqarojë nëse mosveprimet kanë ardhur si pasojë e neglizhencës, mungesës së njohurive profesionale apo ndikimeve të tjera, në mënyrë që përgjegjësit të përballen me pasojat e veprimeve të tyre.

duhetinstitucionetrastin

Të ngjashme

Tahiri për Arlinda Zekajn: Të gjithë mekanizmat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi

Tahiri për Arlinda Zekajn: Të gjithë mekanizmat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi

08:45
Hoxha kritikon VV-në pas seancës për rastin e Arlindës: Më vjen turp për ministrat

Hoxha kritikon VV-në pas seancës për rastin e Arlindës: Më vjen turp për ministrat

07:46
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt

“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt

21:16
“Arlinda iu drejtua drejtësisë, por fatkeqësisht jo Qeverisë”, Molliqaj: Nëse Gërvalla s’e shpjegon deklaratën, duhet të japë dorëheqje

“Arlinda iu drejtua drejtësisë, por fatkeqësisht jo Qeverisë”, Molliqaj: Nëse Gërvalla s’e shpjegon deklaratën, duhet të japë dorëheqje

20:49

Më shumë nga Lajme

  • 09:11Eksperti i sigurisë: Derisa policia ka prioritet trafikun dhe tiketat, do të kemi raste si në Pejë
  • 09:09Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Evropë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse
  • 09:05Kunati që vrau Arlinda Zekajn ende në liri- Policia e shpalli dje në kërkim por ende asnjë informacion nga ai
  • 09:04Ali Sefaj: Gratë i vrasin kriminelët, i lë pa mbrojtje shteti dhe i dënon shoqëria me paragjykime
  • 09:03Nafta arrin në 1.95 euro, Berjani paralajmëron: Çmimet në ditët në vijim mbeten të paparashikueshme