Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

U raportua i zhdukur dhe u gjet i groposur në një arë, Prokuroria: Po ndërmerren veprime hetimore intensive për zbardhjen e rastit

GD
Gazeta Demos5 gusht 2025 në 10:58
U raportua i zhdukur dhe u gjet i groposur në një arë, Prokuroria: Po ndërmerren veprime hetimore intensive për zbardhjen e rastit

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka thënë se po ndërmerren veprime hetimore intensive për zbardhjen e plotë të rastit të vrasjes së Enver Bajraktarit në Lipjan.

“Lidhur me rastin e raportuar të personit të zhdukur në Komunën e Lipjanit se me datë 04.05.2025, është gjetur një trup i pajetë, aktualisht janë duke ndërmarrë veprime hetimore intensive nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, me qëllim të zbardhjes së plot të rrethanave të rastit. Për më shumë informacione ju njoftojmë me kohë.”

Në raportin 24 orësh, Policia ka thënë se i ndjeri është gjetur i varrosur në një arë në Baicë të Lipjanit.

Po ashtu policia bën të ditur se për rastin janë intervistuar katër dëshmitarë.

“VRASJE E RËNDË- Fsh. Baicë, Lipjan. 04.08.2025-12:05. Në një arë është gjetur i varrosur një trup i pajetë, mashkull rreth moshës 50-60 vjeçare, trupi i cili sipas IML-së është i freskët. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori kujdestar bashku me njësinë e zhvarrimit e kanë nxjerr trupit e pajetë, momentalisht nuk dihet identiteti i tij. Në lidhje me rastin janë intervistuar katër dëshmitarët meshkuj kosovarë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Më shumë nga Lajme

  • 12:23Kurti për Triumf Rizën: Emri i tij, pjesë e historisë së Policisë së Kosovës
  • 12:16Tahiri: Kurti ka tendencë ta nënshtrojë qytetarin dhe ta cenojë rendin kushtetues
  • 12:10PDK homazhe te Memoriali i të Zhdukurve: Kosova s’do të pushojë së kërkuari të vërtetën
  • 12:04Ramadani: Një pjesë e deputetëve të LVV-së sot janë në bregdet, ne po flasim për shtetin
  • 11:47Fluks i lartë në Morinë, mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë