Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tahiri: Kurti ka tendencë ta nënshtrojë qytetarin dhe ta cenojë rendin kushtetues

GD
Gazeta Demos30 gusht 2026 në 12:16
Tahiri: Kurti ka tendencë ta nënshtrojë qytetarin dhe ta cenojë rendin kushtetues

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka folur nga foltorja e Kuvendit, duke kërkuar sërish vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Tahiri ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar se përmes, siç i quajti ai, “skenarëve politikë”, po krijon situata që pengojnë funksionalizimin e shtetit.

Sipas Tahirit, Kurti nuk po arrin të gjejë një marrëveshje politike për funksionalizimin e Kuvendit, pavarësisht takimeve me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Pse nuk po e mbërrin marrëveshjen politike? Pse nuk po e gjejnë kandidatin e përbashkët? Pse nuk po vjen Kuvendi me funksionalizu Kuvendin, se presidenti që ka me u zgjedh ka me u zgjedh prej këtij Kuvendi?”, ka deklaruar Tahiri.

Ai deklaroi se qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe votuesit e Vetëvendosjes, sipas tij, duhet të jenë të vetëdijshëm se pushteti i fituar nga Kurti nuk po mjafton për të funksionalizuar institucionet.

“Kjo tendencë e tij për me e cenu rendin kushtetues edhe për me sfidu shtetin e Kosovës është tendencë e gabuar, e cila do të jetë një humbje e madhe për ta, sepse rezistenca edhe e jona si akter politik, po edhe e qytetarëve të Republikës së Kosovës, është duke shkuar dhe duke u rritur secilën ditë gjithandej Kosovës, sepse na jemi në komunikim çdo ditë me qytetarët e Kosovës dhe do të vazhdojmë të jemi në komunikim çdo ditë”, tha Tahiri.

tahirikurtikosovës

Të ngjashme

Para pak ditësh Hamza e Kurti, tash takohen edhe Hoxhaj me Konjufcën

Para pak ditësh Hamza e Kurti, tash takohen edhe Hoxhaj me Konjufcën

15:00
Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

10:50
Joseph: Kritikat publike të BE-së ndaj Kosovës po i sjellin përfitime Serbisë

Joseph: Kritikat publike të BE-së ndaj Kosovës po i sjellin përfitime Serbisë

10:01
Policia deklarohet për rastin e ngacmimit seksual nga tre zyrtarë policorë

Policia deklarohet për rastin e ngacmimit seksual nga tre zyrtarë policorë

21:34

Më shumë nga Lajme

  • 11:26Maqedonci: Për herë të parë, Qendra për Studime e FSK-së me akreditim 5 vjeçar
  • 11:09Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore
  • 10:53Burim Ramadani publikon videon e Daçiqit me zyrtaren ruse: Kërcënim direkt për Kosovën
  • 10:49Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale
  • 09:18“MALI” godet trafikun e drogës në Gjilan, kapen 53 kilogramë marihuanë