Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Arsim Syla, për vrasjen e V.B., në “Interex”, duke e dënuar me 22 vjet burgim.
Në këtë rast, Arsim Syla akuzohej për vrasjen e V.B., më 2023 në “Interex” në Podujevë, në bashkëkryerje me djalin e tij të mitur L.S..
Aktgjykimi u shpall të enjten nga kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku dhe anëtarët Gent Beka dhe Sulltane Hoti, raporton, Betimi për Drejtësi.
Sipas gjykatëses Dermaku, Syla është fajtor dhe dënohet me 22 vjet burgim, në të cilin i llogaritet koha e kaluar në paraburgim. Kjo masë i vazhdohet deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit.
